“Mbështetja juaj është shtyse për ne”, Krasniqi e Fazliu: Të mblidhemi më shpesh kështu
Dy fitueset e medaljeve olimpike Distria Krasniqi e Laura Fazliu kanë falënderuar të pranishmit që kanë dalë për t’i mbështetur në Prishtinë.
Krasniqi para të pranishmeve deklaroi se është shumë e lumtur për këto suksese, duke ditur që është medalja e dytë olimpike.
“Faleminderit që keni ardh që t’i festojmë këto medalje. Jam shumë e lumtur që është medalja e dytë që ia sjell Kosovës në Lojërat Olimpike. Faleminderit për mbështetjen, mbështetja juaj është shtyse. Nuk do të ndalemi më kaq, shpresoj që edhe sportet tjera. Shpresoj të mblidhemi së bashku që t’i festojmë kështu sukseset”, deklaroi Krasniqi.
Ndërsa, Laura Fazliu tha se tërë ajo punë e madhe që ka bërë që 10 vite tani është korurëzuar me medalje.
“Faleminderit që keni dalë me festu për medaljet olimpike. Para 10 viteve kur Toni më kë thirrë që të bëhem pjesë e klubit, e lashë familjen dhe sot me këtë medalje jam shumë krenare. Faleminderit Tonit, Majlindës, klubit që t’i kem këto suksese dhe për fund e përshëndes familjen time që sonte ka dalë këtu të festojë me juve”.