Mascherano: Disa persona na vodhën derisa ishim në stërvitje
Trajneri i Argjentinës Javier Mascherano ka treguar se lojtarët u vodhën gjatë kohës sa ishin duke zhvilluar stërvitje të martën.
Argjentinës i ndodhi një skandal i madh në përballjen ndaj Marokut, ku iu anulua një gol gati dy orë pasi përfundoi ndeshja, duke ndikuar ta humbasin ndeshjen me rezultat 1:2.
Mascherano tani ka treguar se ka pasur edhe skandale tjera që kur kanë arritur në Francë, ngase disa persona edhe i kanë vjedhur gjatë kohës kur ishin duke u stërvitur.
“Dje, ata hynë në stërvitjen tonë dhe na vodhën. Thiago Almadas i mungonte ora, unaza dhe gjithçka në stërvitje në Olimpiadë. Nuk donim të thonim asgjë pas stërvitjes, por kjo është”.
“Mendoj se është e panevojshme. Sigurisht nuk duam që të ndodhin këso gjëra”.
Kjo vjedhje ndohi gjatë kohës kur lojtarët ishin duke bërë dush, derisa Mascherano shtoi: “Pas kësaj, ata vazhdimisht na kërkuan ID ndërsa njerëzit që s’janë pjesë e delegacionit s’u lejuan të hynë në dhomën e zhveshjes”.
Ndërkohë, ish ylli i Barcelonës shtoi se askush nuk e dinte se ndeshja ndaj Marokut do të riniste dhe që ekzistonte mundësia t’iu anulohej goli.
“Nuk e dinim. Ishim në dhomën e zhveshjes për një orë e gjysmë, kurrë s’na thanë se mund të ndodhte, as s’na paralajmëruan”.