Manaj humb mundësi të artë për t’i dhënë epërsinë kombëtares shqiptare nga penalltia
Rey Manaj ka humbur një rast të jashtëzakonshëm për t’i dhënë epërsinë kombëtares shqiptare.
Pas një depërtimi të shkëlqyer nga Elseid Hysaj, i cili fitoi një penallti pas një faulli të pastër në zonë, Manaj mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar goditjen nga pika e bardhë. Megjithatë, goditja e Manajt u prit nga porteri Petroviq.