Luis Suarez “shpërthen” ndaj Bielas: Taktikat e tij po e ndajnë kombëtaren e Uruguait
Ylli i Inter Miamit Luis Suarez thotë se taktikat e përzgjedhësit Marcelo Bielsa e kanë ndarë kombëtaren e Uruguait deri në pikën ku disa lojtarë po e konsiderojnë largimin.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Uruguai, që u tërhoq muajin e kaluar deklaroi se taktikat dhe ndryshimet e bëra nga Biesla kanë shkaktuar përçarje të madhe në ekip.
“Iu kërkoj tifozëve që të mos kritikojnë lojtarët kur gjërat shkojnë keq. Bielsa e ka ndarë tërë grupin shkaku i mënyrës së stërvitjeve”.
“Lojtarët do të arrijnë një limit ku do të shpërthejnë. Kishte edhe bashkëlojtarë që të më thoshin se do të luajnë vetëm në Kupën e Amerikës dhe më pas jo”.
Suarez ndër të tjera nënvizoi se kishte probleme edhe në turneun e fundit, por vendosi të mos flet shkaku i situatës.
“Të gjithë e dimë se atij s’i pëlqejnë lojtarët ose liderët me eksperiencë. Duhet të qëndroja i qetë shkaku i respektit për kombëtaren. Nuk doja të isha pjesë e problemeve”.
Ai përmendi edhe keqtrajtimin e bërë ndaj mesfushorit Agustin Canobbio, të cilin e përdorën si “djaloshi që i merr topat”.
“Një lojtar që merr ftesë nga 26 lojtarët për Kupën e Amerikës nuk mund të përdoret veçmas. Është e mërzitshme. E kuptoj Agustinin. Do ta mbështes, ka mbajtur shumë në vete”.
“Stafi nuk lejohej që të vinte të na përshëndeste, ose për të ngrenë ushqim me ne. Shumë lojtarë mbajtën takim duke kërkuar nga trajneri që të thotë së paku “Mirëmëngjesi”, ai nuk thoshte as “Përshëndetje”. Më dhëmb ta shoh kombëtaren se çfarë po kalon”, nënvizoi ai për "DSports".