Lojtari i Brentford shkon viral pasi i dha një leksion të mirë Premier Lige zotit Cristiano Ronaldo - NACIONALE

Lojtari i Brentford shkon viral pasi i dha një leksion të mirë Premier Lige zotit Cristiano Ronaldo

1 vit më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo duhet të ketë qenë duke menduar 'çka dreqin po ndodhë', derisa po shihte debakël para syve në humbejn 4-0 të Manchester Unitedit nga Brentfordi.

Të gjithë e dinin se 'Djajt e Kuq' janë në pozitë të vështirë, por edhe ata që parashikonin humbjen e skuadrës së Erik ten Hag, vështirë ta kenë paramenduar Brentfordin duke shënuar katër gola brenda 35 minutave.

Josh Dasilva filloi ahengun kur goditja e tij jo aq e rrezikshme nga distanca kaloi përtej David de Geas, para se disa pasime mjeruese nga mbrojtja e Unitedit t'i jepnin mundësinë Mathias Jansenit të shënonte edhe vetë.

Ben Mee pastaj shënoi golin e parë për 'Bletat', derisa United u bullizua gjatë një këndoreje, para se Bryan Mbeumo të shënonte pas një kundërsulmi brilant të Brentfordit.

Në fund, ishte një prej humbjeve më poshtëruese të Unitedit në krejt epokën e Premier Ligës - një që do ta shtyejë Ronaldon edhe më shumë drejt largimit.

Raportet e fundit potencojnë se pesë herë 'Topi i Artë' dëshiron të largohet nga 'Old Trafford' këtë verë në mungesë të futbollit në Ligën e Kampionëve, por një divorc mes klubit dhe lojtarit ende nuk është negociuar.

Me klube si Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich të interesuara, është i paqartë destinacioni i tij i radhës.

Mjerimi i Man Unitedit kundër Brentfordit


Kështu, atij mund t'i duhet të mësohet me këso lloj performancash nga lojtarët e Unitedit, derisa rivali i radhës është Liverpooli, e që sugjeron se gjërat mund të shkojnë edhe më keq para se të fillojnë të bëhen më mirë.

Dhe madje edhe legjendat si Ronaldo do të kenë vështirësi të kryejnë krejt punën vet, sepse, pavarësisht se ishte një prej performuesve më të mirë të Unitedit kundër Brentfordit, ai prapë vazhdimisht po ndiqte gjysmë raste në treshen e fundit të sulmit.

Sidoqoftë, edhe në rastet e rralla kur ai e gjeti veten në pozita të mira, Brentfordi nuk e lejonte të bënte më shumë duke e neutralizuar me shpejtësi.

Hickey 'fshin' Ronaldon

Ose e spastron, si të doni, nëse emri juaj është Aaron Hickey sepse momenti i tij me Ronaldon shpejt shkoi viral këtë fundjavë.

Në disa sekondat e fundit të pjesës së parë mjeruese për Unitedit, Ronaldo u spastrua me një shtyerje me krah nga Hickey, për ta lënë portugezin të shtrirë.

Shikoni më poshtë.

Lajme të ngjashme