Locatelli: Juve është rritur si skuadër, Kolo Muani po i bën gjërat më të lehta - NACIONALE

Locatelli: Juve është rritur si skuadër, Kolo Muani po i bën gjërat më të lehta

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Manuel Locatelli beson se Juventusi është rritur si skuadër, ndërsa po përgatiten për dy ndeshjet e play-offit ndaj PSV-së për Ligën e Kampionëve.

“Bianconerët” dështuan të hynë në top tetë kësisoj duhet t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje në rast që dëshirojnë të kualifikohen për raundin e 16-të më të mirave.

Locatelli megjithatë beson se Juventusi është përmirësuar dukshëm si skuadër.

“Jemi rritur si skuadër, e njohim më mirë grupin. Stërvitemi në shpejtësinë e plot, kemi shumë dijeni, por edhe shumë vend për përmirësim”.

“Më parë vuajtëm për eksperiencë, por po përmirësohemi ndeshje pas ndeshje dhe stërvitje pas stërvitje”.

Juve ka fituar tre nga katër ndeshjet e fundit, me transferimin Kolo Muani që ka kontribuar me pesë gola. Italiani ka dhënë lëvdata për francezin.

“Është vërtetë djalë i mirë. I dinim kualitetet e tij, por tani e shohim se është njeri i shkëlqyer. Të punosh me njerëz të tillë i bën gjërat më të lehta”.

Në fund, Locatelli shpjegoi se lojtarët me më përvojë po ndihmojnë lojtarët e rinj që kanë ardhur.

“Të jesh te Juventusi është përgjegjësi sepse duhet të fitosh menjëherë”.

“Këta që janë më moti duhet t’ua shpjegojnë tjerëve, por siç e kam thënë, të punosh me këta lojtarë e bën më të lehtë”.

Lajme të ngjashme