Kompania e fluturimeve e thumbon Ronaldon
Kompania ajrore Ryanair është tallur me Cristiano Ronaldon, pasi sulmuesi portugez kishte reaguar me zemërim në fitoren e Al-Nassr kundër Abha të mërkurën.
Fitorja e Al-Nassr 3:1 kundër Abhas në çerekfinale të Kupës së Mbretit të Kampionëve u prish nga reagimi i çuditshëm i Ronaldos pas fishkëllimës së gjyqtarit për përfundimin e pjesës së parë, i cili u bë viral.
38-vjeçari e kapi topin me dorë dhe e shqelmoi me tërë fuqinë, pasi ndjeu se iu mohua mundësia për ta vazhduar një kundërsulm. Ai u ndëshkua me karton të verdhë për këtë sjellje të palejueshme.
Kompania ajrore Ryanair iu përgjigj me shaka pamjeve që e shfaqin zemërimin e Ronaldos të shfrenuar në top.
A few moments later: pic.twitter.com/9JvAH7affW
— Ryanair (@Ryanair) March 14, 2023
E tifozët e Al-Nassr janë mësuar ta shohin Ronaldon ta humbasë toruan në ndeshjet e tyre të fundit, pasi ai gjithashtu reagoi me zemërim ndaj tifozëve që kishin brohoritur emrin e Lionel Messit në humbjen 2:0 ndaj Al-Ittihad javë më parë.
Ndeshja kundër Abhas ishte e treta radhazi që Ronaldo nuk shënon gol, gjë që mund të shpjegojë pse ai ishte aq i mërzitur nga vendimi i gjyqtarit për të ndalur një sulm premtues./Orselina Lazraj/