Jurgen Klopp i zemëruar: Nuk kam asnjë arsyetim, s’mundem ta shpjegoj - NACIONALE

Jurgen Klopp i zemëruar: Nuk kam asnjë arsyetim, s’mundem ta shpjegoj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jurgen Klopp ishte pa fjalë pas humbjes turpëruese të Liverpoolit në udhëtim te Wolves të shtunën.

"Reds" pësuan humbje me rezultat 3:0 falë një autogoli të Joel Matip dhe dy golave të shënuar nga Craig Dawson, respektivisht Ruben Neves.

Tekniku gjerman pas ndeshjes ishte tejet i zemëruar duke thënë se nuk ka asnjë shpjegim dhe që një gjë e tillë më nuk duhet të ndodhë asnjëherë.

"Ishte një fillim i tmerrshëm. Dy gola që pranuam nuk mund të përsëriten. Ishim duke humbur 2:0 shkaku i fajit tonë. Duhet të mbrohemi më mirë. Ishim pasiv në një periudhë. Nuk mund ta shpjegoj, s'ka asnjë arsye".

"Ishim 2:0 dhe nisëm ta kontrollojmë topin, pastaj luajtëm 45 minuta pa shënuar. Kjo është e gjitha. 15 minutat e parë s'duhet të ndodhin më asnjëherë. Duhet të ndryshojë. Nuk kam arsyetim, më vjen keq".

Klopp tutje theksoi se duhet të rikthehen sa më parë në formë, atë qysh në ndeshjen e radhës ndaj Evertonit.

"Duhet ta ndryshojmë këtë qysh në ndeshjen e radhës. Evertoni fitoi sot dhe janë në formë të mirë prandaj ne duhet ta dëshmojmë vetën sërish".

"Për momentin unë jam shumë i zhgënjyer dhe i zemëruar për 15 minutat e parë. Nuk kam asnjë fjalë, pastaj kishim shanse që mund të shënonim".

Liverpool do të ketë një muaj të vështirë pasi do të përballet me kundërshtarë si Newcastle United, Manchester United dhe Real Madrid.

Lajme të ngjashme