Ilkay Gundogan votohet nga lojtarët dhe merr rolin e kapitenit të Manchester Cityt
Mesfushori Ilkay Gundogan është votuar si kapiteni i ri i klubit të Manchester Cityt pasi Fernandinho u largua nga kampioni në fuqi i Premierligës gjatë afatit kalimtar veror.
31 vjeçari, ka mbajtur shiritin në krahë në dy ndeshjet hapëse të sezonit të Cityt, fitore të rehatshme ndaj West Ham United (0:2) dhe Bournemouth respektivisht (4:0).
Kështu, kuptohet që Gundogan është votuar nga ekipi i parë i Manchester Cityt për ta zëvendësuar Fernandinhon në baza të përhershme, se paku raportohet nga mediumi më i madh anglez “Athletic”.
Kevin De Bruyne, gjithashtu është ngritur në rolin e zëvendëskapitenit dhe i ka marrë shiritin Gundogan të shtunën, pasi gjermani u zëvendësua nga Bernardo Silva.
Grupi drejtues plotësohet nga dy mbrojtësit Ruben Dias, Kyle Walker dhe mesfushori tjetër Rodri.
Fernandinho kishte qenë kapiten i Cityt për dy sezone pas largimit të David Silva.
Por në verë, mesfushori veteran brazilian u largua për në Athletico Paranaense, që do të thotë se City e gjeti veten që kishte nevojë për një zëvendësim.
Qëndrimi i Gundogan si kapiten i klubit ka nisur pozitivisht, me Cityn që mundi West Ham 2-0 në fundjavën e hapjes dhe duke e mposhtur Bournemouth 4-0 të shtunën.
Ata aktualisht janë në krye të Premierligës, përpara Arsenalit falë diferencës së golave.
Man City e ka nisur edicionin 2022/23 në mënyrën më të mirë, derisa në xhiron e radhës do të jenë mysafir i Newcastle Unitedit para se të zhvillojnë miqësoren me Barcelonën tre ditë më vonë.
