Holanda e mposhtë Gjibraltarin, Franca me shumë mund merr tri pikë ndaj Irlandës - NACIONALE

Holanda e mposhtë Gjibraltarin, Franca me shumë mund merr tri pikë ndaj Irlandës

2 muaj më parë

nga Vivianit Gërguri

Holanda ka shënuar fitore të rehatshme ndaj Gjibraltarit me rezultat 3:0, ndërsa Franca me shumë mund ka mposhtur Irlandën 1:0 në kuadër të grupit B për kualifikimet Euro 2024.

Kjo është fitorja e parë e Holandës pas dy ndeshjeve, pasi në të parën pësoi kundër Francës me rezultat të thellë 4:0, ndërsa Franca është e vetmja në grup me pikë të plota nga dy ndeshjet e zhvilluara.

Holanda – Gjibraltar

Holanda erdhi te fitorja e parë, pas një humbje te thellë ndaj ‘Gjelave’, por kësaj radhe patën punë shumë më të lehtë duke u përballur me inferiorët e grupit, Gjibraltarin.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 23-të nga Memphis Depay, i asistuar nga mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries.

Me këtë gol përfundoi pjesa e parë, teksa në të dytën u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht për 2:0 shënoi Nathan Ake, e sërish asistues ishte Dumfries në minutën e 50-të.

Ake shënoi të dytin personal, kësaj radhe për epilogun final 3:0 në minutën e 82-të.

Irlandë – Francë

Në anën tjetër kampioni në fuqi i Evropës, Franca, me shumë mund ka fituar ndaj Irlandës me vetëm një gol të shënuar.

Kjo ndeshje u dominua nga francezët me posedim të topit, por pati mungesë të lojës së bukur dhe rasteve të rrezikshme për gol dhe nuk ishte Franca që jemi mësuar ta shohim.

Benjamin Pavard ishte golashënuesi i vetëm i takimit në minutën e 50-të për rezultatin 1:0, që ia solli Francës tre pikët e radhës.

Franca ka gjashtë pikë nga dy ndeshje të zhvilluara dhe ndiqet nga Greqia me tre pikë por me një ndeshje më pak, ndërsa edhe Holanda ka tre pikë. Dy skuadrat e vetme pa pikë janë Irlanda dhe Gjibraltari.

Lajme të ngjashme