Henderson: Mbappe më i miri në botë, Franca do të jetë një test shumë i vështirë - NACIONALE

Henderson: Mbappe më i miri në botë, Franca do të jetë një test shumë i vështirë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Anglisë, Jordan Henderson mendon se Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në botë para ndeshjes së "Tre Luanëve" ndaj Francës.

Henderson shënoi golin e parë në fitoren 3:0 ndaj Senegalit, derisa tani do të përballet me bashkëlojtarin e Liverpoolit, Ibrahima Konate në çerekfinale.

Konate ka zhvilluar të gjitha ndeshjet në fazën grupore me Francën, por u la në stol në fitoren komode të Francës ndaj Polonisë së Robert Lewandowskit.

Henderson ka pranuar se nuk është në dijeni se si do ta ndalin Mbappe, duke thënë se Konate nuk do të jep asnjë informatë.

"Jo nuk mendoj që Konate do të na jep ndonjë informatë për Mbappe, jam i sigurt lidhur me këtë".

"Një skuadër me yje, Mbappe ndoshta është në formën më të mirë të karrierës, ai është lojtari më i mirë në botë për momentin pranë Messit".

"Lojtar i pabesueshëm. Por, kur e shikon ekipin, në të gjitha pozitat, kualiteti është aty. Ata janë kampion të botës tani dhe do të jetë një test shumë i vështirë për ne".

Anglia dhe Franca do të takohen në stadiumin "Al Khors Al Bayt" të shtunën, në të njëjtin vend ku Anglia shënoi fitore ndaj Senegalit.

Franca ka pasur vështirësi të njëpasnjëshme në fillimin e sezonit, sidomos me lëndime, ku humbën disa yje si Karim Benzema dhe Christopher Nkunku.

Deri me tani, Franca ka qenë e pandalshme derisa Anglia synon ta shënojë fitoren e parë ndaj tyre që nga Kupa e Botës në vitin 1982.

Lajme të ngjashme