Florent Muslija vazhdon formën e shkëlqyeshme, shënon golin e radhës
Mesufshori Florent Muslija është duke vazhduar shkëlqimin në Bundesliga 2 te skuadra e Paderbornit.
Kosovari ka shënuar një tjetër gol të bukur, këtë herë për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij ndaj Hansa Rostock.
Pas një pasimi të bukur të Klefisch, Muslija dribloi një futbollist dhe me një goditje precize e mposhti portierin kundërshtar.