Eliminohet Chelsea, Manchester Unitedi e Arsenali kalojnë në çerekfinale të Kupës EFL - NACIONALE

Eliminohet Chelsea, Manchester Unitedi e Arsenali kalojnë në çerekfinale të Kupës EFL

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Manchester Unitedi, Newcastle United dhe Arsenal janë skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale të Kupës EFL.

Djajtë e Kuq shënuan fitore të thellë ndaj Leicester City me rezultat 5:2, ndërsa Newcastle e eliminoi Chelsean duke e mposhtur 2:0. Arsenali në anën tjetër fitoi 3:0 ndaj Preston North End.

Man Unitedi luajti ndeshjen e parë pas shkarkimit të Ten Hag, duke shkëlqyer nën urdhrat e Ruud van Nistelrooyt.

Casemiro shënoi dy gola (minutën e 15 dhe 39), Garnacho një herë në minutën e 28-të dhe Bruno Fernandes dy herë (36 dhe 59), teksa te Leicester El Khannous (33) dhe Coady në fund të pjesës së parë, për rezultatin 5:2.

Newcastle Unitedi me rezultat komod 2:0 e mposhti Chelsean. Isak në minutën e 23-të dhe Disasi tre minuta më vonë me autogol ishin realizatorët e kësaj sfide.

Arsenali në anën tjetër që pati punë më të lehtë, fitoi bindshëm 3:0 ndaj Preston North End.

Jesus, Nwaneri dhe Havertz shënuan tre golat e takimit, për të çuar Topçinjtë në çerekfinale të Kupës EFL.

Për të kompletuar çiftet çerekfinale mbetet vetëm sfida Tottenham - Manchester City, ku vendasit po fitojnë momentalisht 2:1.

Lajme të ngjashme