EDON ZHEGROVAAAA! Lille fiton ndaj Fenerbahces falë golit të vonshëm së yllit kosovar
Ylli i Kosovës Edon Zhegrova u fut nga banka rezervë për ta bërë heroin për Lillen ndaj Fenerbahces, në kuadër të raundit të tretë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Derbi mes francezëve e turkve ishte i zjarrtë nga fillimi, me rezultatin 1:1 deri në kohën shtesë e pastaj doli Zhegrova në skenë për t'ia fituar ndeshjen e parë Lilles (90+2').
Fenerbahce e nisi më mirë duke pasur një mundësi përmes Edin Dzekos, por që boshnjaku dështoi nga afërsia.
Tiago Santos mori një pasim të bukur brenda zonës dhe me një goditje precize e kaloi Lillen në epërsi (12’).
Francezët pastaj vazhduan me ritëm më të mirë, duke rrezikuar edhe me Jonathan David, megjithatë goditja e këtij të fundit rezultoi të jetë mbi traversë.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, me dy skuadrat që zhvilluan futboll më të kujdesshëm duke mos rrezikuar shumë.
Sidoqoftë, Feneri e barazoi me anë të Irfan Can Kahevci që shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë. Me një goditje të fuqishme, ai e la portierin vetëm duke shikuar, me topin që shkoi direkt e në korner të rrjetës.
E kur mendohej se sfida mbaroi, Edon Zhegrova bëri driblime fantastike - ku me një goditje nga distanca e tundi rrjetën e skuadrës mysafire (90+2').
Megjithatë, Lille tani duhet ta ruaj rezultatin në ndeshjen kthyese për të avancuar në raundin e play-offit të Ligës së Kampionëve.