E konfirmon trajneri: Lionel Messi në dyshime për çerekfinalen e Kupës së Amerikës - NACIONALE

E konfirmon trajneri: Lionel Messi në dyshime për çerekfinalen e Kupës së Amerikës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Lionel Messi është në dyshime për çerekfinalen e Argjentinës ndaj Ekuadorit, në Kupën e Amerikës.

Messi mungoi edhe në përballjen e fundit të Argjentinës ndaj Perusë shkaku i lëndimit, ndërsa tani rrezikon edhe të mungojë në sfidën e radhës.

Scaloni ka sugjeruar se Messi mund të mos jetë plotësisht gati, andaj nuk do të rrezikohet.

Do të presim edhe disa orë pastaj do të vendosim. Një tjetër ditë është gjithmonë më mirë. Do të marrim vendimin në bazë të përgjigjesh që marrim sonte”.

“Do të provojmë që ai të luajë por nëse s’ia del, atëherë do të shohim të gjejmë zgjidhjen më të mirë për skuadrën”.

Do të flas me të, mendoj se është e drejtë nëse merr kohë dhe stërvitet sa më shumë që të mundet”.

Pavarësisht a mungon Messi apo jo, Argjentina mbetet favorit i padiskutueshëm për të avancuar në gjysmëfinale.

Lajme të ngjashme