E ardhmja e Bernardo Silvas mund të jetë larg Man Cityt, i vendoset një klauzolë e ulët lirimi - NACIONALE

E ardhmja e Bernardo Silvas mund të jetë larg Man Cityt, i vendoset një klauzolë e ulët lirimi

1 javë më parë

nga NACIONALE

Barcelona dhe Paris Saint-Germain ende mund të shpresojnë në transferimin e mesfushorit Bernardo Silva, pavarësisht që ky i fundit rinovoi kontratën vetëm muaj më parë.

Portugezi nënshkroi një kontratë të re njëvjeçare muajin e kaluar, duke i qëndruar besnik kampionit të Anglisë deri më 2026.

Sidoqoftë, gazetari Fabrizio Romano raporton se në marrëveshjen e re i është venodsur një klauzolë lirimi në vlerën e 50 milionë funteve.

Që tre vite, Silva ishte duke konsideruar largimin nga “Etihad Stadium”, me Barcelonën dhe PSG-në që u panë si dy destinacionet e mundshme por asnjë marrëveshje s’u arrit.

Man City arriti ta bind 29-vjeçarin të qëndrojë pas largimit të Ilkay Gundoganit, por tani kjo klauzolë lirimi do t’ua lehtësojë punën dy gjigantëve evropianë për ta transferuar në verë.

Ëndrra e Silvas thuhet se është kalimi te Barcelona të cilët do të arrijnë ta blejnë vetëm nëse shesin ndonjë nga sulmuesit në verën e ardhshme.

Sidoqoftë, portugezi tani do të jetë plotësisht i fokusuar te Man City për pjesën e mbetur të sezonit me Man Cityn që shpreson ta mbrojë titullin kampion në Angli dhe Evropë.

Lajme të ngjashme