“Dua të punoj”, Mourinho i gatshëm të rikthehet në stol - NACIONALE

“Dua të punoj”, Mourinho i gatshëm të rikthehet në stol

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jose Mourinho insiston se planifikon të rikthehet në stolin e ndonjë skuadre në verë pas spekulimeve që e lidhin me Bayern Munich.

“Special One” është agjent i lirë pasi u shkarkua nga Roma në afatin e janarit, si pasojë e rezultateve negative.

Këtë javë kishte raportime në Gjermani që Mourinho po mëson gjuhën gjermane për të marrë drejtimin e Bayernit, skuadër kjo që po e kërkon zëvendësuesin e Thomas Tuchelit në fundin e sezonit.

Të dielën, Mourinho ishte i pranishëm në “Moto GP”, ku deklaroi se nuk është kontaktuar nga asnjë klub, por është gati të dëgjojë oferta.

Zero, zero. Nuk kam ndonjë klub, jam agjent i lirë. Por, dua të rikthehem në punë. Në verë dua të rikthehem sërish”.

“Një rikthim në Portugali? Pse? Kurrë mos thuaj kurrë, veçanërisht në futboll”.

Jeta ime është futbolli, mund të marrë drejtimin e secilës skuadër, nuk kam problem”, nënvizoi ai.

Ndërsa, drejtori i Bayernit Eberl la të hapur mundësinë që Mourinho të bëhet trajneri i radhës: “Sigurisht po shikojmë trajnerë që janë momentalisht të lirë”.

Lajme të ngjashme