Drejtori i Lecces: Vetëm një tifoz kafeneje sot do ta preferonte Fabregasin para Medon Berishës - NACIONALE

Drejtori i Lecces: Vetëm një tifoz kafeneje sot do ta preferonte Fabregasin para Medon Berishës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Lecces, Pantaleo Corvino, vazhdon të jetë një person që u beson shumë zhvillimit të lojtarëve të rinj. Të njëjtin besim ai e ka edhe për mesfushorin kosovar, Medon Berisha.

Berisha u transferua nga Young Boys te Lecce në shkurt të këtij viti, për të kaluar në radhët e juniorëve të skuadrës puljeze. Falë paraqitjeve të tij të mira që ka demonstruar në atë nivel garash, ai është ftuar në të gjitha ndeshjet miqësore verore me skuadrën e parë, duke luajtur në një pjesë të madhe të tyre.

Ai ishte në mesin e lojtarëve të rinj që la më së shumti mbresa me atë që vuri në pah në fushë.

Kjo bëri që të ftohej në skuadër edhe për ndeshjen e parë kampionale të Serie A kundër Inter, ku zikaltërtit shënuar fitore me rezultat 1:2. Mesfushori kosovar në atë ndeshje nuk u aktivizua në lojë, por qëndroi në stol.

Drejtori i Lecces ngre në qiell Medon Berishën

Pantaleo Corvino si drejtor i Lecces ka komentuar afatin kalimtar veror, ku klubi i tij nuk është se ka pasur një fond të madh parash për të manovruar në transferimin e lojtarëve.

Mungesa e afrimeve cilësore dhe fakti që një skuadër e Serie B si Como të ketë arritur të sjellë në gjirin e vet një lojtar të kalibrit dhe përvojës të Cesc Fabregas, ka frustruar tifozët e Lecces, të cilët prisnin më shumë nga drejtuesit e klubit.

"Cilësia nuk njeh moshë. Ta zëmë, Medon Berisha është lojtar i gjeneratës 2003. Vetëm një tifoz kafeneje ndoshta do ta preferonte Fabregasin para Berishës"
, u shpreh Corvino si kundërpërgjigje ndaj kritikave të pranuara.

Berisha pëlqehet edhe nga trajneri i Lecces

Këto fjalë miradije për Berishën vijnë pasi edhe trajneri i Lecces parreshtur ka lavduar paraqitjet e mesfushorit kosovar, i cili në pranverë të këtij viti ka pranuar ftesën e Kosovës U21 për të luajtur në ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2023.

"Berisha ka dhënë përgjigje të rëndësishme në fushë. Involvimi në skemat e skuadrës të lojtarëve të rinj ka qenë i përshpejtuar"
, deklaronte trajneri Baroni ai pas përfundimit të miqësores kundër Parmas, që u humb me rezultat 1:0 para pak javësh.

Lojtarët e rinj si Berisha dhe Gonzalez kanë qenë ata që më së shumti kanë rënë në sy në këto ndeshje miqësore të zhvilluara nga skuadra jugore italiane.

Duke ditur faktin që në rastin e mesfushorit të shpresave të Kosovës mosha e tij është shumë e re, si 18-vjeç, atëherë nënkupton se hapat e bërë nga ai janë domethënës, ani se i duhet akoma kohë.

Po ashtu, Berisha ka qenë dy herë radhazi në formacionin më të mirë të javës që është shpallur nga mediet që mbulojnë kampionatin Primavera.

Lajme të ngjashme