Distria Krasniqi me tjetër fitore të madhe, kualifikohet në finale të Grand Prix Austria
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Prix Upper Austria.
Në gjysmëfinale, xhudistja pejane u ndesh me hungarezen Reka Pupp, të cilën gjithashtu e mposhti me ‘waza-ari’.
Në raundin e dytë, Krasniqi mposhti amerikanen, Jenna Schurr, njësoj veproj edhe me kundërshtaren serbe Nikolina Nisavic në çerekfinale.