Best FIFA Awards 2024: Presidenti i Interit i zhgënjyer që Lautaro nuk është pjesë e listës së të nominuarëve - NACIONALE

Best FIFA Awards 2024: Presidenti i Interit i zhgënjyer që Lautaro nuk është pjesë e listës së të nominuarëve

3 ditë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, është i befasuar dhe i zhgënjyer që kapiteni i zikaltërve, Lautaro Martinez, nuk është pjesë e listës së të nominuarëve për çmimin kryesorë të The Best FIFA Awards.

FIFA zbuloi të premten në mëngjes kandidatët e tyre për çmimin, duke përfshirë Carlo Ancelottin si kandidat për 'Trajnerin më të mirë' dhe Federico Dimarco të Interit në mesin e pretendentëve për çmimin Puskas.

Shoku i skuadrës dhe kapiteni i Dimarcos, Lautaro Martinez, u shpërfill çuditërisht nga paneli i FIFA-s, duke mërzitur presidentin Marotta.

“Është befasuese dhe zhgënjyese që Lautaro nuk u konsiderua ndër kandidatët për çmimin si lojtari më i mirë nga FIFA, pas një sezoni fantastik,” tha Marotta, cituar nga Gazzetta.

Lautaro Martinez ishte golashënuesi më i mirë i Serie A sezonin e kaluar, duke kontribuar në titullin e 20-të të Interit në Serie A. Ai ishte golashënuesi më i mirë edhe në Kupë të Amerikës dhe madje kontribuoi në fitoren e 'La Seleccion' duke shënuar golin e vetëm në finale.

“Performancat e tij të jashtëzakonshme e ndihmuan Interin të arrinte një moment historik dhe Argjentina të fitonte Kupën e Amerikës dhe ai u bë golashënuesi më i mirë në të dyja kompeticionet,” vazhdoi Marotta.

Lautaro meriton më shumë respekt dhe mirënjohje nga FIFA. Ky përjashtim nuk duket vetëm se injoron shifrat dhe sukseset, por edhe ndikimin që ai pati në ndeshjet vendimtare. Ky është një sinjal negativ. Duhet të njihen lojtarët që dallohen në një mënyrë kaq mbresëlënëse. Shpresojmë që lojtarëve që vazhdojnë të shkëlqejnë në fushë do t'u jepet njohja e duhur në të ardhmen.” përfundoi presidenti i Interit.

Lautaro përfundoi i 7-ti në renditjen e Topit të Artë 2004, por pranoi se rezultati nuk i pëlqeu, duke e quajtur vendimin 'të padrejtë'.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën në 2022, Lautaro Martinez, ka 135 gola në 289 paraqitje me Interin.

Lajme të ngjashme