Bashkëlojtari i Ronaldos: Portugalia luan më rrjedhshëm dhe më shumë si ekip pa Cristianon në fushë
Mbrojtësi portugez Jose Fonte beson se Portugalia luan më shumë si ekip i bashkuar dhe futboll më të rrjedhshëm pa Cristiano Ronaldon në fushë.
Ronaldo u la në bankën rezervë për përballjen e Portugalisë me Zvicrën në një të tetën e finales në Kupën e Botës të martën, dhe zëvendësuesi i tij Goncalo Ramos shënoi het-trik për t’i ndihmuar vendit të tij të fitojë 6:1.
Sulmuesi 21-vjeçar debutoi si titullar në Kupën e Botës dhe ai e arsyetoi vendimin e trajnerit Fernando Santos për t’i besuar atij para Ronaldos.
Bashkëlojtari i Ronaldos në kombëtare, i cili nuk u ftua për Botërorin në Katar pavarësisht se ishte në listën fillestare, beson se ekipi luan me rrjedhshëm pa Ronaldon në sulm dhe se duhet të vazhdojë kështu.
“Portugalia zotëron cilësitë për ta bërë këtë në çdo ndeshje, por ne duhet të jemi të sinqertë – vetëm prania e tij në fushë i bënë lojtarët e ekipit kombëtar të luajnë për të pavetëdijshëm dhe automatikisht dhe t’ia pasojnë topin gjithmonë. Për shkak të asaj se kush është ai, për shkak të asaj që ka bërë dhe që është ende në gjendje të bëjë”, tha Fonte.

Ai shtoi: “Kur Ronaldo nuk është në lojë, Portugalia luan më shumë si ekip dhe këtë e pamë (kundër Zvicrës). Ata luajmë rrjedhshëm pa një pikë fokale (sulmues qendror), të gjithë kontribuuan në lojë dhe ishte e bukur për ta parë”.
Megjithatë, Fonte këmbënguli se Ronaldo do të ishte një kërcënim nëse ai futet në lojë më vonë dhe se do të shtonte trysni ndaj kundërshtarit.
“Një legjendë si Ronaldo nuk mund ta mësosh. Ronaldo gjithmonë do të jetë Ronaldo dhe për Portugalinë do të ishte shumë mirë nëse një lojtar si ai futet në lojë si rezervist, do të ishte një problem shtesë për kundërshtarët”, nënvizoi ai.
Ronaldo ishte shprehur i pakënaqur që u la në stol në ndeshjen e fundit, por ai nuk pritet të luajë titullar as në çerekfinale kundër Marokut të shtunën, pasi het-trikut heroik të Ramosit.
