Ballkani përballet me Larnen në Fadil Vokrri, publikohen formacionet zyrtare
Sot në stadiumin Fadil Vokrri, do të zhvillohet përballja mes Ballkanit e Larnës, ndeshje kjo në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Konferencës, ndeshja e parë.
Larne nga Irlanda Veriore nuk është kundërshtar i panjohur për Ballkanin, pasi skuadra kosovare e kishte mposhtur me rezultat të thellë një vitë më parë në raundin e dytë kualifikues, ku më pas Xhebrailat me disa fitore tjera arritën në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës për herë të dytë në histori të klubit.
Ballkani sërish është favorit ndaj kësaj skuadra, ku fituesi nga dy ndeshjet avancon në play-off, një fazë pranë grupeve të Ligës së Konferencës.
Kur ka mbetur më pak se një orë deri në fillimin e ndeshjes, janë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare
Ilir Daja ka vendosur të luajë me skemën 3-5-2, me Karricën dhe Kryeziun në krye të sulmit.
Ballkani (3-5-2): Koliçi; Halili, Jashanica, Thaqi; Queven, Hamidi, Emërllahu, Ismajlgeci, Potoku; Karrica dhe Kryeziu.
Në anën tjetër, Tiernan Lynch do të luajë me 4-3-3.
Larne (4-3-3): Ferguson; Ives, Donnelly, Bolger, Cosgrove; Graham, Gallagher, Sloan; Bonis, Randall, Ryan.
Përballja fillon në orën 20:00, që do të jetë ndeshja e parë në stadiumin Fadil Vokrri të rinovuar.