Arteta insiston se Arsenali duhet ta fitojë të drejtën për titull dhe jo të varet nga dënimi i mundshëm i Man Cityt
Trajneri Mikel Arteta insiston se Arsenal duhet ta fitojë të drejtën për të luftuar për titullin e Premierligës dhe të mos pres dënimin e mundshëm të Manchester Cityt.
Premierliga akuzoi Man Cityn se ka thyer mbi 100 rregulla financiare, derisa mund të sanksionohet me zbritje pikësh, gjobë dhe ndoshta edhe rënie në ligë të mëposhtme.
Skuadra e Pep Guardiolas javën tjetër do të përballet me Arsenalin, sfidë që do të ketë rol kyç në garën për titull, pasi "Topçinjtë" janë pesë pikë para me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Arteta refuzoi të komentojë çështjen e Man Cityt, sidoqoftë theksoi se Arsenali duhet ta fitojë të drejtën për të luftuar dhe jo të presin ndonjë dënim të Cityt.
"Duhet ta fitojmë të drejtën për ta fituar, kjo është e sigurt. Le të fokusohemi se çfarë bëjmë dhe të fitojmë ndeshje mjaftueshme që ajo të ndodh".
Arteta që ka fituar dy tituj të Premierligës si asistent i Guardiolas, theksoi se është i fokusuar vetëm te Arsenali: "Kemi shumë për t'u kujdesur tek oborri ynë".
Arsenal do të përballet me Brentfordin të shtunën dhe synon të mos e pranojë humbjen e tretë radhazi në të gjitha garat.
Lideri momental i Premierligës pësoi humbje nga City në FA Cup, derisa u mposhtën edhe nga Everton javën e kaluar.