Arrihet marrëveshja për Ermal Krasniqin, gjiganti çek skuadra e tij e ardhshme
Ermal Krasniqi është një tjetër yll që doli nga futbolli kosovar pak kohë më parë dhe po e vazhdon shkëlqimin e tij në Rumani, që ka bërë që ai të bie në sy të shumë skuadrave.
Skuadra e tij aktuale, Rapidi i Bukureshtit është një larg larg shitjes së 25-vjeçar te gjiganti çek, Slavia e Pragës.
Krasniqi u transferua në fillim të vitit 2024 nga CFR Cluj te Rapidi për një milionë euro dhe tani kjo skuadër do të përfitojë dyfishin nga shitja e tij.
Sipas sport.ro, Rapid dhe Sparta Praga kanë arritur marrëveshje për transferimin e Ermal Krasniqit në këmbim të dy milionë eurove, një milionë euro më shumë se shuma e paguar në këmbim të shërbimeve të tij.
Madje, shuma për transferimin e Krasniqit mund të rritet për 300 mijë euro në varësi të bonuseve të caktuara, shkruan burimi i cituar, i cili bën të ditur edhe faktin se Rapid ka mbajtur edhe një përqindje të transferimit të ardhshëm të kosovarit.
Ermal Krasniqi bëri 34 paraqitje në sezonin e kaluar në të gjitha garat me të dy klubet, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në pesë raste të tjera.
Vlera e tij në Transfermarkt është rreth 1.6 milionë euro, vlerë kjo që do të rritet me kalimin e tij te Slavia e Pragës.