Ademi: Nuk kemi njoftim për largimin e Franco Fodas, ai ka obligime dhe presim që ato të përmbushen - NACIONALE

Ademi: Nuk kemi njoftim për largimin e Franco Fodas, ai ka obligime dhe presim që ato të përmbushen

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka reaguar pas lajmeve për largimin e mundshëm të trajnerit të Kosovës, Franco Foda.

Ademi ka thënë se nuk kanë asnjë njoftim për një gjë të tillë.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër”, ka shkruar Ademi.

Sipas tij, Foda ka obligime sidomos tash para kualifikuesve të Botërorit.

“Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, ka shkruar Ademi në profilin e tij.

Lajme të ngjashme