Zyrtare: Rimeçi i Anthony Joshua kundër Oleksandr Usyk do të zhvillohet më 20 gusht në Arabinë Saudite
Më në fund tashmë është zyrtare, lufta e dytë ndërmjet Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usykut do të zhvillohet më 20 gusht në Arabinë Saudite.
Ukrainasi do të bëjë mbrojtjen e parë të titujve të tij botërorë në peshën e rëndë, pasi fitoi rripat e WBA (super), IBF dhe WBO në takimin e tyre të fundit në stadiumin “Tottenham Hotspur”.
Usyk mundi yllin britanik me vendim unanim shtatorin e kaluar. Promotori i ndeshjeve, Eddie Hearn, e quajti Usyk kundër Joshua 2 'një nga rimeçet më të mëdha të peshave të rënda' në historinë e boksit.
“Ne jemi të emocionuar që kemi bërë një nga rimeçet më të mëdha të peshave të rënda në historinë e boksit dhe i japim Anthony Joshuas mundësinë për të rimarrë atë që humbi në Londër shtatorin e kaluar”, tha fillimisht ai.
“Gjithçka është në linjë për këtë ndeshje të Unifikuar të Kampionatit Botëror të peshave të rënda dhe nuk mund të jetë një garë më e madhe”.
“Ne e dimë se Oleksandr Usyk është një luftëtar i madh dhe e pamë atë herën e fundit, por e di që Anthony Joshua është më i vendosur se kurrë”.
“Ishte një sukses i madh të prisja konkursin e Anthony Joshua me Andy Ruiz Jr. në Mbretërinë e Arabisë Saudite në vitin 2019 dhe ne mezi presim të punojmë përsëri me vendin për të organizuar këtë ngjarje historike”.
"Pra, pa dyshim që të gjithë sytë e botës do të jenë në ring të shtunën më 20 gusht. Kjo është një histori shpengimi dhe numërimi mbrapsht fillon tani”, përfundoi ai.
'AJ' do të tentojë të rifitojë titujt e botës në peshën e rëndë pasi pësoi humbjen e dytë profesionale nga Usyk vitin e kaluar.
Do të jetë dalja e tij e dytë në Lindjen e Mesme pasi kishte luftuar Andy Ruiz në Diriyah në dhjetorin e vitit 2019.
𝗧𝗛𝗘 𝗥𝗘𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛 𝗖𝗢𝗡𝗙𝗜𝗥𝗠𝗘𝗗 👀 @usykaa & @anthonyjoshua run it back Aug 20 for the unified World Heavyweight Championship 👑 #UsykJoshua2 #RageOnTheRedSea pic.twitter.com/kPeqISFRzn
— Matchroom Boxing (@MatchroomBoxing) June 19, 2022
The time has come! Mark your calendars for the unified Heavyweight Championship of the World! #RageOnTheRedSea #andthenew @gsaksa_en #August20 #UsykJoshua2 pic.twitter.com/TmO0wuVv2L
— Eddie Hearn (@EddieHearn) June 19, 2022