Tifozët e Liverpoolit në gjykatë: Policia franceze agresive dhe provokatore - NACIONALE

Tifozët e Liverpoolit në gjykatë: Policia franceze agresive dhe provokatore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tifozët e Liverpoolit ishin të ftuar në senatin francez këtë të martë për t’u dëgjuar rreth incidenteve në natën finale të Ligës së Kampionëve. Të kuqtë para parlamentit francez thanë se policia ishte provokuese, paragjykuese dhe agresive që prej se arritën në Francë.

Grupi i tifozëve që e përfaqësonin Liverpoolin në seancë e përshkruan ditën e 28 majit si një terror të ushtruar mbi ta, me policinë që hidhte gaz lotsjellës në njërën anë dhe hajdutët vendas nga ana tjetër. Tifozët thanë se ishin të brengosur për fëmijët e vegjël pasi ata tashmë ishin të traumatizuar dhe kishin frikë për jetën e tyre.

Në senat ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i shoqatës së tifozëve me aftësi të kufizuara në Angli,Ted Morris, i cili akuzoi ministrin e brendshëm të Francës, Gerald Darmanin se po gënjente duke i fajësuar tifozët anglezë pa nevojë për dhunën që ndodhi para se të fillonte takimi. Ai kërkoi nga ministri që të kërkonte falje ndaj tifozëve për akuza të pabaza si dhe të jepte dorëheqje nga ai post.

Teksa ishte duke dhënë dëshmi, Morris, tha se tifozët e Liverpoolit ishin ata që parandaluan katastrofën e madhe dhe jo policia.

“Policia duhet të kenë turp, ne si tifoz jemi trajtuar si kafshë. U trajtuam me përbuzje dhe sërish e parandaluam katastrofën që mund të ndodhte.”

Në sall ishte i pranishëm edhe kryetari i grupit të tifozëve ‘Spirit of Shankly’, Joe Blott, i cili po ashtu vuri në pah sjelljen agresive të policisë në natën finale të Ligës së Kampionëve.

“Tifozët tanë me të ardhur në Paris u përballen me policinë agresive, të cilët i provokuan tifozët tanë që nga fillimi dhe ishte gati të shpërthente një katastrofë e madhe, por tifozët tanë patën sjellje shembullore dhe e parandaluan një gjë të tillë. Policia e vendit i trajtonte të gjithë tifozët si të ishin huligan, nuk e bënte dallimin në asnjë moment.”

Edhe një përkrahës i Real Madridit me kombësi franceze doli në mbrojtje të tifozëve të Liverpoolit, duke thënë se ngjarjet që ndodhën rreth stadiumit ishin një poshtërim për Francën dhe një mungesë organizimi nga autoritetet franceze duke mos qenë fare të gatshëm për të ofruar siguri.

“Të gjitha ato situata treguan diçka, se autoritetet franceze treguan mungesë në organizim dhe nuk kishte fare siguri, ajo natë ishte thjeshtë turpi i Francës. Policia po iu qëndronte afër tifozëve të klubit tonë, teksa tifozët vendas[parisien] po na grabitnin të gjitha çfarë kishim. Tifozët e Liverpoolit ishin shumë korrekt dhe pacifist, unë mund mundë t’i kuptoj akuzat e autoriteteve franceze të cilat po akuzojnë pabazë dhe për gjëra jo të vërteta. Skuadra ime fitoi por unë kam një kujtim të keq nga ajo natë”, nënvizoi Emilio Kremer, tifoz i Real Madridit me kombësi franceze.

Në fund mori fjalën senatori francez, François-Noël Buffet, i cili bëri të qartë se ata nuk i shohin tifozët anglezë si fajtor për ngjarjen e natës finale në Stade de France. Ai falënderoi tifozët për prezantimin e dëshmive dhe beson si individ në pafajësinë e tifozëve anglezë në këtë incident.

“Faleminderit tifozëve anglez për dëshmitë e prezantuara, ju bëj me dije se ne si senat nuk ju akuzojmë për këto trazira dhe se në syrin tim nuk jeni fajtorë.”

Lajme të ngjashme