Poker golash nga De Bruyne, Man City triumfon ndaj Wolves dhe marshon drejt titullit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat bindës në udhëtim te Wolves.

"Qytetarët" triumfuan me rezultat 1:5, falë një paraqitje të jashtëzakonshme të mesfushorit Kevin de Bruyne, në kuadër të xhiros së 33-të në Premierligë.

Pas vetëm shtatë minutave lojë, De Bruyne realizoi një gol të bukur pas asistimit të Silvas për t'i dhënë avantazhin mysafirëve (7').

Wolves u këndellen pas vetëm katër minutave me Dendoncker që barazoi rezultatin, me një gol nga afërsia (11').

Sidoqoftë, Man City nuk lejoi befasi me De Bruyne që realizoi pesë minuta më vonë, pas një topi të kthyer nga dalja e portieri vendas (16').

Belgu nuk u ndal më kaq duke kompletuar het-trikun me një gol të bukur nga distanca pas një pasimi të Sterling (24'), rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.

"Qytetarët" vazhduan me dominimin e plotë dhe gjatë pjesës së dytë, ku pas një aksioni të shpejtë, Foden provoi të gjente Sterling, por që topi u kthye te De Bruyne, i cili sërish nuk gaboi duke kompletuar 'pokerin'.

Fitoren e Cityt e siguroi sulmuesi Raheem Sterling nga afërsia pas një aksioni të shpejtë, me anglezin që shënoi lehtësisht në portën e zbrazur.

Kështu, Manchester City vazhdon me marshimin drejt titullit kampion, duke qenë lider me 89 pikë, tre më shumë se rivali Liverpool. Ndërsa, Wolves qëndrojnë në pozitën e tetë me 50 pikë dhe mund të thuhet se shpresa për një vend në Evropë përfundon këtu.

Në ndeshjen e radhës, Man City do ketë një tjetër ndeshje të vështirë, atë si mysafir i klubit londinez, West Ham, derisa Wolves do e mirëpres Norwich Cityn e Milot Rashicës.

Lajme të ngjashme