Pogba te Juventus e Henry tek Arsenali: 15 futbollistët që bënë rikthime nostalgjike - NACIONALE

Pogba te Juventus e Henry tek Arsenali: 15 futbollistët që bënë rikthime nostalgjike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga 'GOAL'

Pas gjashtë viteve në 'Old Trafford', Paul Pogba po rikthehet te Juventusi - dhe do të shpresojë që periudha e tij e dytë do të shndrrohet në një lëvizje më frytdhënëse se e para.

Pogba origjinalisht iu bashkua Juventusit si tinejxher pasi u largua nga Manchester Unitedi më 2012 si tinejxher, duke fituar katër tituj rresht të Serie A para se të realizonte rikthimin 105 milionësh në 'Teatrin e Ëndrrave'.

Nuk shkoi bash gjithçka keq për të në Mançester, derisa në kohë dhe periudha të caktuara ai u duk inspirues dhe mesfushor i klasit botëror dhe ishte futbollist kyç në triumfin e Francës në Kupën e Botës, por shpesh ai dështoi të përshtatej me trajnerët që emëronin Man United.

Transferimi i tij në parametra zero te Juventusi është mundësi për Pogban të tregojë se ai mund ta shtyjë skuadrën përpara, në një kohë kur biankonerët kanë shumë nevojë për një gjë të tillë.

Romelu Lukaku (Inter → Chelsea → Inter)

Nëse një storie përshtatet me rikthimin e Pogbas, atëherë është rikthimi i Romelu Lukakut në "San Siro", gati një vet pasi u largua për t'u rikthyer te Chelsea.

Njejtë si Pogba, belgu fillimisht u rikthye te ish-klubi i Premier Ligës për të dëshmuar veten, dhe shijoi suksesin në Kupën e Botës për Klube, derisa po kalonte nëpër sezonin e parë me 'Të Kaltërit' pas rikthimit.

Rikthimi i Lukakut në 'Stamford Bridge' ka qenë një katastrofë e vërtetë. Një futbollist që shkëlqeu në sistemin e Antonio Contes, duke u shndërruar në një figurë frustruese nga taktikat e Thomas Tuchelit.

Të jep ndjesinë se kjo nuk është hera e fundit që Premier Ligë sheh Lukakun në aksion, por me shumë gjasë ai do të duhet të mendojë për ndonjë klub tjetër nëse dëshiron rikthimin, pasi vështirë se Chelsea do ta kthejë.

Cristiano Ronaldo (Juventus → Manchester United)

Kur u publikua lajmi se Cristiano Ronaldo mund të transferohej te rivali i përbetuar, Manchester City verën e kaluar, rrethanat u shndërruan jashtëzakonisht toksike.

Por një intervenim i shpejtë nga Sir Alex Ferguson dhe Rio Ferdinand - të cilët i thanë CR7 se krenaria e tij te Manchester Unitedi do të shkundej - ndikoi që ai të rikthehej në 'Old Trafford', një vend ku ai u transformua nga një tinejxher thatanik, në një makineri golash.

Ai ka qenë një objektiv i lehtë për obsesionin e shtypit në rënien e Manchester Unitedit, por prapë u dha fansave më shumë gjëra për t'i kujtuar se çdo lojtar tjetër i skuadrës sezonin e kaluar.

Antoine Griezmann (Barcelona → Atletico Madrid)

Një tjetër sulmues i cili thjesht mezi priste të kthehej në shtëpi pasi dështoi keq transferimi i tij te Barcelona.

Marrë parasysh rrethanat me të cilat u nda nga 'Wanda Metropolitano', u duk gati befasi që Griezmann u rikthye, veçanërisht pasi skuadra e Diego Simeones fitoi ligën në mungesë të tij.

Por Griezmann u rikthye, duke shënuar tetë gola në 36 ndeshje, derisa 'Rojiblancos' patën vështirësi në një mbrojtje titulli të pasuksesshme. Sulmuesi nuk e ka bindur klubin se meriton rikthimin permanent.

Gianluigi Buffon (Paris Saint-Germain → Juventus → Parma)

Portieri më i madh i periudhës së tij, dhe qartazi në miks me më të mirët e të gjitha kohëve, Buffon ka luajtur për vetëm tri klube gjatë karrierës së tij të gjatë.

Buffon e filloi në Parma në edicionin 1995/96, para se të kalonte te Juventusi më 2001, ku qëndroi për dy dekada e gjysmë, teksa stabilizoi veten si portieri më i mirë në botë.

Storia e tij u duk se mori fund kur kaloi te PSG më 2018 - por u rikthye te Juve përsëri një vit më vonë, për të siguruar një tjetër titull në Serie A, para se të rikthehej te Parma vitin e kaluar për të kompletuar ciklin perfekt të karrierës, derisa udhëhoqi skuadrën drejt promovimit nga Serie B.

Gareth Bale (Real Madrid → Tottenham)

Jo shumë e panë si opsion rikthimin e tij te Spurs, kur uellsiani u rikthye në veri të Londrës për një sezon huazimi më 2020.

Por marrë parasysh se Bale ishte ngrirë në 'Santiago Bernabeu' dhe u desh të mbante përgatitjen fizike para Euro 2020, atëherë pati njëfarë logjike rikthimi i tij te klubi ku fillimisht kishte luajtur si mbrojtës i majtë.

Ishte një sezon i çuditshëm për Spurs, por 16 golat që ai shënoi në 34 ndeshje i dhanë fansave diçka në të cilën mund të mbahen dhe gjithashtu dëshmoi se ende mund t'ia dalë në Premier Ligë. Ai tash është në kërkim të një klubi të ri, pas shpërthimeve për ta dërguar Uellsin drejt Kupës së parë të Botës që nga viti 1958, por dyshojmë se ai do të mbetet në veri të Londrës.

Wayne Rooney (Manchester United → Everton)

Top golashënuesi i të gjitha kohëve i Anglisë dhe Manchester Unitedit me shumë gjasë kurrë nuk do të marrë meritat e duhura për paraqitjet e tij si sulmues që vraponte shumë dhe, edhe pse u largua nga Evertoni si tinejxher, ai gjithmonë ruante dëshirën për t'u rikthyer në 'Merseyside'.

Më 2017, 13-vjet pasi u largua, Rooney u rikthye, duke kaluar një vit të fundit atje, derisa ishte edhe kapiten i klubit - momenti më i mirë i tij ishte një hat-trick impresiv kundër West Hamit, përfshirë një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.

Në vitin 2018 ai kaloi te D.C. United ku ai fitoi dashurinë e fansave me punën në fushë dhe për mënyrën si inspiroi lojtarët e rinj. Pastaj u kthye në Angli për të luajtur për Derby Countyn, ku ai u shndërrua në trajner të klubit.

Thierry Henry (New York Red Bulls → Arsenal)

Pak gjëra ishin më të mira se të shikonim rikthimin e Thierry Henry te 'Topçinjtë' - dhe për një moment të vetëm, francezi u dhuroi fansave një paraqitje absolutisht brilante.

Ai origjinalisht kishte luajtur për skuadrën e atëhershme të Arsene Wenger mes viteve 1999-2007, derisa u rikthye në formë huazimi dy-mujor nga New York Red Bulls në fillim të vitit 2012, për të ofruar opsione mbulese pas zbraztirave të lëna për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Ai bëri vetëm shtatë paraqitje dhe shënoi dy gola - por të dy ishin krucial, duke i siguruar Arsenalit një fitore në FA Cup kundër Leedsit, dhe një gol të fitores në fund kundër Sunderlandit.

Zlatan Ibrahimovic (LA Galaxy → Milan)

Pak lojtarë të kalibrit të Zlatanit kanë pasur një CV më të pasur se suedezi, me Ibran që kalonte disa sezone në një skuadër, para se të vazhdonte tutje.

Por ai ka bërë vetëm një rikthim deri tani, dhe ky rikthim erdhi te Milani, ku ai ndihmoi klubin drejt titullit në Serie A. Influenca e tij në fushë ishte vitale në këtë sukses.

Si 40-vjeçar, sulmuesi vazhdon të impresionojë.

Shinji Kagawa (Manchester United → Borussia Dortmund)

Japonezi ishte figurë kyçe për Jurgen Klopp gjatë kohës së tyre në Dortmund, para se të kalonte në Premier Ligë më 2012, pas triumfeve rresht në Bundesligë.

Atje, ai fitoi Premier Ligën në sezonin e fundit të Sir Alex Fergusonit në klub, por vështirësitë në konsistencë ndikuan që ai të rikthehej te BVB më 2014.

Kagawa kaloi pesë vite të tjera me skuadrën, duke ndihmuar atë të fitonte Kupën e Gjermanisë më 2017.

Didier Drogba (Galatasaray → Chelsea)

Sulmuesi legjendar i 'Të Kaltërve' u duk se u largua në mënyrën më perfekte të mundshme më 2012, pasi ishte lojtari kryesor në triumfin e parë të skuadrës në Ligën e Kampionëve - por storia e tij në 'Stamford Bridge' ende nuk kishte mbaruar.

Dy vite më vonë, pas periudhave në Kinë dhe Turqi, ai u ribashkua me Jose Mourinhon - dhe shpagoi besimin duke nxitur skuadrën drejt një tjetër titulli në Premier Ligë.

Ai eventualisht u largua për në Montreal Impact, me rekordin e tij si futbollisti afrikan me më së shumti gola në Premier Ligë të pamposhtur deri në vitin 2021, kur Mohamed Salah e parakaloi.

Mario Gotze (Bayern Munich → Borussia Dortmund)

Ish-reprezentuesi gjerman gjithmonë do të mbahet mend si njeriu i cili shënoi golin e triumfit në Kupën e Botës të Gjermanisë kundër Argjentinës më 2014 - por ai gjithashtu bëri një rikthim emocional në nivel klubesh.

Pasi ishte transferuar te Bayern Munichu, Gotze ndihmoi klubin drejt titujve në Bundesligë - por u rikthye te "milionerët" pas tre viteve, më 2016.

Triumfet në Kupën DFL dhe Superkupë e përcollën rikthimin e tij, por dështoi të arrinte nivelet që i kishin siguruar kalimin në Bavari në rend të parë.

Juninho (Atletico Madrid → Middlesbrough)

Ende duket e jashtëzakonshme që Middlesbrough pati një skuadër me emra si Fabrizio Ravanelli, Emerson dhe, natyrisht, Juninhon.

Pas paraqitjeve fantastike më 1996-97, ai u shpall Lojtari i Sezonit në Premier Ligë, para se të transferohej tek Atletico Madridi - por aspekti i dashurisë së vjetër ishte shumë i fortë për t'u rezistuar, dhe ai u rikthye për një periudhë huazimi për dy vite, duke ndihmuar skuadrën t'i mbijetonte ligës.

Më 2012, ai bëri një rikthim permanent në klub për dy vite të tjera, i freskët pas triumfit në Kupën e Botës me Brazilin - dhe ai bëri magji duke ndihmuar klubin të fitojë atë që mbetet trofeu i vetëm i rëndësishëm, Kupën e Ligës më 2003-04.

Cesc Fabregas (Arsenal → Barcelona)

Një prej shokëve të ngushtë të Lionel Messit, kur dyshja u njoftua në 'La Masia', Cesc u largua për të kaluar tek Arsenali.

Ishte një transferim që u shpagua për klubin dhe lojtarin, por kur Barça trokiti në derë më 2011 - tre vite pasi Gerard Pique bëri një lëvizje të ngjashme nga Anglia në Spanjë - Fabregas nuk mundi t'i rezistojë romanticitetit dhe u rikthye për të luajtur përkrah Messit.

Një qëndrim tre-vjeçar, mes viteve 2011-2014, u përshkua me shumë trofe.

Që prej atëherë, ai ka luajtur për Chelsean dhe Monacon.

Jose Mourinho (Real Madrid → Chelsea)

Grupi do të ketë nevojë për dikë për t'i mbajtur në formë, dhe kush është më adekuat se Jose?

Maestro portugez origjinalisht erdhi në 'Stamford Bridge' më 2004, i freskët pas triumfit sensacional në Ligën e Kampionëve me Porton, dhe u vendos për të transformuar 'Të Kaltërit' dhe Premier Ligën, duke fituar plot gjashtë tituj para se të largohej më 2007.

Por dashuria e tij për Chelsean nuk vdiq asnjëherë, dhe ai u rikthye pas një periudhe te Real Madridi, duke fituar dupletën nacionale më 2014/15, para se të largohej përsëri sezonin pasues.

Lajme të ngjashme