Pamje të frikshme: Boksieri Buthelezi që e goditi “kundërshtarin e padukshëm” po lufton për jetën - NACIONALE

Pamje të frikshme: Boksieri Buthelezi që e goditi “kundërshtarin e padukshëm” po lufton për jetën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Boksieri jugafrikan Simiso Buthelezi është duke luftuar për jetën, pas një incidenti të frikshëm gjatë të cilit ai nisi të luftojë me një kundërshtar të padukshëm në ring.

Buthelezi ishte në binarë për ta fituar titullin afrikan në kategorinë e lehtë WBF kundër Siphesihle Mntungwa në fundjavë, pasi e kishte mbizotëruar meçin gjatë 10 rundeve kur gjërat morën kthesë të frikshme.

Pasi e rrëzoi Mntungwan duke e grushtuar fort pak sekonda pa mbaruar lufta, Buthelezi nisi ta shkojë drejt gjyqtarit duke ndarë grushte, dhe pastaj u kthye kah njëri qosh i ringut duke shpërndarë grushte sikur po luftonte me kundërshtarin.

Lufta u ndërpre menjëherë nga gjyqtari, fitorja iu dha Mntungwas, dhe Buthelezi u dërgua urgjentisht në spital ku besohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Ai nuk është në gjendje aspak të mirë shëndetësore. Ai është në gjendje kritike por të qëndrueshme”, tha mjekja Mabaso-Dlamini.

“Ne zbuluam se ai kishte gjakderdhje në tru dhe fatkeqësisht gjendja e tij nuk i lejon mjekët, të cilët po e trajtojnë, ta operojnë tani për tani”, shtoi ajo.

Buthelezi është duke u trajtuar në King Edward Hospuital në Durban dhe për shërimin e tij do të paguajë promotori Zandile Malinga.

Çfarë e bën incidentin edhe më të çuditshëm për mjekët është fakti se ishte Buthelezi ai që kishte bërë goditje më të fuqishme gjatë luftës.

Ai ishte pak çaste lart fitores së lehtë me pikë, por mjekët druajnë se ai mund të ketë futur në atë luftë i lënduar.

Mjekja Dlamini thotë se gjendja e Buthelezit u përkeqësua kur ai mbërriti në spital dhe ajo beson se do t’iu duhet të luten për një mrekulli që ai të shpëtojë.

“Ai me siguri ka pësuar lëndim para luftës të dielën. Ky është një lëndim që mund të jetë ndërtuar ndër vite. Gjendja e tij u përkeqësua sapo erdhi në spital. Ne besojmë në zotin se një mrekulli mund të ndodhë”.

Lajme të ngjashme