Mike Tyson është njeriu përgjegjës i intervistës më madhështore ndonjëherë të dhënë nga një atlet - NACIONALE

Mike Tyson është njeriu përgjegjës i intervistës më madhështore ndonjëherë të dhënë nga një atlet

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Plot dy dekada më herët, më 24 qershor, 2000, në Hampden Park, Skoci, Mike Tyson dhuroi një prej intervistave më ikonike të të gjitha kohëve.

Në fakt, intervista ishte aq e mirë, sa që një shfrytëzues i Twitterit e etiketoi atë si "intervista më madhështore nga një atlet profesionist".

Me afër 10 mijë ripostime dhe mbi 36 mijë pëlqime, është e qartë se shumë njerëz pajtohen me @AuxGod_.

Pasi mposhti Lou Savarese brenda 38 sekondave, intervistuesi Jim Gray pyeti "Iron Mike": "A ishte kjo lufta më e shkurtër e jotja ndonjëherë?", që nxiti epilogun e Tysonit.

Tyson e filloi duke ia dedikuar meçin shokut që së fundmi kishte vdekur, Darryl Baum, me një emocion të pastër nga vdekja që e përcjellë përmes intervistës.

Tyson pastaj thotë "jam më i miri ndonjëherë". Është diçka që në sportin e boksit ju duhet ta keni me çdo kusht - vetëbesimin.

Ish-kampioni pastaj vazhdoi duke thënë: "Jam më brutali dhe më i tmerrshmi, dhe kampioni më i pamëshirshëm që ka qenë ndonjëherë. Askush nuk mund të më ndalë".

Atë kohë, shumë do të pajtoheshin me të. Tyson pastaj filloi të krahasonte veten me Mbretin e famshëm maqedonas, Aleksandri i Madh, kur bënë pyetjen retorike: "Lenox është një pushtues? Jo, unë jam Aleksandri, ai nuk është".

Deklaratë të cilën Tyson e përcolli me: "Jam më i miri ndonjëherë", të cilën e tha për herë të tretë në intervistë.

Ai pastaj e krahasoi veten me legjendat e boksit të së kaluarës: "Jam Sonny Liston, jam Jack Dempsey. Jam nga rangu i tyre".

Tutje, Tyson përfundoi fjalimin në mënyrë ikonike: "Jam i pakapshëm", gjë që ishte shumë e vërtetë pasi e dëshmoi me fitoren 38-sekondëshe.

“Mbrojtja ime është e pathyeshme”, për të cilën njerëzit argumentojnë edhe sot e kësaj dite ishte menduar të ishte fjala "i padepërtueshëm", pasi funksionon në këtë kontekst dhe pasqyron stilin unik të kampionit Tyson.

Intervistën e përfundoi: "Lavdi Zotit", para se të largohej nga skena, duke injoruar pyetjet që potencialisht do të vinin, duke i shtuar elemente spektakli intervistës.

Ishte vërtetë spektakolare nga Tyson, teksa shfrytëzuesit e Twitterit kanë mbetur gojëhapur pasi u ripublikuan pamjet dhe shkuan menjëherë viral.

"Kjo është intervista më e frikshme ndonjëherë", tha një shfrytëzues, derisa një tjetër postoi: "Ky është njeri i keq".

"Djaloshi Mike më dha të rrëqethura me këtë", tha një tjetër.

"Lennox është pushtues? Jo, unë jam Aleksandri! Rrëqethje", ishte një reagim tjetër ndaj klipit.

"Më jep të rrëqethura secilën herë", është reagim me të cilin mund të pajtohemi.

Lajme të ngjashme