Messi i mbush 35 vjet sot, shijoni golat e tij më të mira deri tani - NACIONALE

Messi i mbush 35 vjet sot, shijoni golat e tij më të mira deri tani

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Një nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, Lionel Messi, sot mbush 35 vjet. Gjysmë jete kushtuar futbollit me përkushtim maksimal, duke dhuruar kënaqësi për të gjithë ndjekësit e sportit në përgjithësi.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain zhvilloi sezonin e tij të parë në Ligue 1, duke mos mundur të tregojë më të mirën e tij, ndërsa tash me një vit më shumë mbi supe dhe një ambientim më të mirë në skuadër pritet ta bëjë atë që di më së miri.

Ish-ylli i Barcelonës, lindi më 24 qershor të vitit 1987 në provincën Santa Fe të qytetit Rosario në Argjentinë, ndërsa në Barcelonë arriti në vitin 2000 si 13-vjeçar.

Për shumë kë në botë, Messi, është lojtari më i mirë në botë por për të arritur këtu, argjentinasit iu desh të kalonte në një sfidë të madhe.

Teksa ende ishte në Argjentinë, te skuadra Newell’s Old Boys, Messi u diagnostikua me çrregullim të hormonit të rritjes, për të cilën sëmundje trajtimet ishin shumë të shtrenjta dhe të papërballueshme për familjen dhe skuadrën e fëmijërisë.

Meqenëse se Messi ishte dalluar si futbollist që në atë moshë, Barcelona u shpreh e gatshme që ta marrë në radhët e saja si futbollist dhe të përkujdeset për gjendjen e tij shëndetësore.

Nënshkrimi i Messit me Barcelonën ndodhi në vitin 2000, teksa katër vite më vonë në moshën 17-vjeçare debutoi në një ndeshje zyrtare dhe që nga ajo kohë pjesa tjetër është histori e cila nuk do të harrohet kurrë në botën e futbollit.

Përgjatë 18 viteve karrierë, Messi, shënoi shumë gola por disa nga golat më të bukur të tij mund t’i ndiqni këtu më poshtë.

Lajme të ngjashme