Max Verstappen fiton edhe në Kanada, Sainz dhe Hamilton në podium - NACIONALE

Max Verstappen fiton edhe në Kanada, Sainz dhe Hamilton në podium

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar edhe një garë, me britanikun e Red Bull, Max Verstappen që ka fituar sërish, duke vazhduar bindshëm drejt titullit të dytë radhazi si kampion i botës.

Gara e zhvilluar në Kanada ishte e mrekullueshme, me Verstappen që triumfoi vetëm 0.9 sekonda përpara Carlos Sainz, derisa Lewis Hamilton më në fund është zgjuar nga 'gjumi' duke kompletuar podiumin.

Carlos Sainz i Ferrarit gjithashtu zhvilloi një garë shumë të mirë, por e pamjaftueshme për ta fituar, pasi nuk arriti assesi ta tejkaloi holandezin.

Nëse shohim nga ana ekipore, atëherë kjo garë i ka takuar Mercedes, pasi përpos Hamilton që siguroi podiumin edhe bashkëlojtari George Russell u rendit një pozitë më poshtë.

Ndërkohë, fatkeqësisht djali i legjendës Michael Schumaher, Mick - ka pësuar sërish aksident, gjë që ndikoi të mos e përfundojë garën, njësoi si Perez dhe Tsounda.

Renditja e top 10 në Kanada është kështu:

Pas kësaj gare të 'nxehtë' ka reaguar menjëherë edhe Sainz duke thënë se bëri gjithçka.

"Provova gjithçka atje djema", ishin fjalët e këtij të fundit.

Hamilton: Momentalisht ata janë shumë të shpejtë për ne

I lumtur me pozitën e tretë është shprehur vozitësi i Mercedes, Lewis Hamilton i cili pas garës deklaroi se ishte dërrmuese dhe që Verstappen dhe Sainz momentalisht janë shumë të shpejtë.

"Është shumë dërrmuese për të marrë këtë vend të tretë, ka qenë një betejë e tillë këtë vit, por ne vazhdojmë të qëndrojmë kaq vigjilentë dhe të përqendruar”.

"Ata janë paksa shumë të shpejtë për ne për momentin, por ne po afrohemi, kështu që duhet të vazhdojmë të shtyjmë”, theksoi ai, raporton faqja zyrtare e F1.

Lajme të ngjashme