Ballkani: Qeveria e Kosovës me negativitet jo vetëm që nuk na ndihmon, por edhe po na pengon - NACIONALE

Ballkani: Qeveria e Kosovës me negativitet jo vetëm që nuk na ndihmon, por edhe po na pengon

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’ia bllokuar mjetet financiare që kishte vendosur të ia ndajë Komuna e Suharekës.

Më herët gjatë ditës në një bisedë me Gazetën Nacionale ka folur për Drejtoresha e Kulturës, Lorika Gashi, bisedë të cilën mund ta gjeni këtu.

Ballkani me një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar, duke falënderuar për mbështetje Kryetarin e Komunës dhe asamblesitët e Kuvendit Komunal dhe kanë shprehur shqetësimin për Qeverinë e Kosovës për të cilët thonë se po shikojnë vetëm anët negative të avancimit të rinisë në sport.

Ndiqeni komunikatën më poshtë pa ndërprerje:

REAGIM

I nderuar Kryetar z. Bali Muharremaj,Të nderuar asambleist të Komunës sonë faleminderit për mbështetjen financiare, për të përkrahur klubin tonë në rrugën Evropiane,

Me keqardhje ju njoftojmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të na bllokoj mjetet financiare të cilat komuna jonë i ka ndarë në procedurë të rregullt.

Jemi thellësisht të shqetësuar që në këtë kohë kur ne si klub duhet të përfaqësojmë jo vetëm FC Ballkanin por edhe shtetin e Kosovës në garën me prestigjioze të futbollit Evropian në ligën e kampionëve të UEFA-së, qeveria e shtetit tonë shikon vetëm me ane negative avancimin e rinise sonë .

Nëse shteti ose qeveria në fjalë nuk mund të na ndihmoj, të paktën mos të na pengoj në rrugëtimin tonë i cili është bërë me shumë sakrifica biznesore dhe familjare duke punuar dhe investuar në sport, ku shumë familje në klubin e FC Ballkanit marrin paga duke mbajtur familjet e tyre, në këtë formë të neglizhimit po largohen investitorët edhe sportistët tanë nga vendlindja e tyre.

Sidoqoftë, ne si klub dhe komunitet i gjerë sportiv asnjëherë nuk do të dorëzohemi pasi që kemi pasur sfida edhe më të mëdha në jetë .

Andaj, të dashur tifoz dhe qytetar tanë, asnjë teke ose tentim i individit apo grupit të individëve nuk mund të na ndalë nga misioni ynë i shenjtë i të bërit FC Ballkani dhe Kosovën vend me të cilin do të krenohemi edhe më tutje.!

Krenar me Suharekën tonë

Lajme të ngjashme