NBA: 10 ndeshje deri në përfundim të sezonit të rregullt, LeBron James me Lakers rrezikon të mos hyjë në play-off - NACIONALE

NBA: 10 ndeshje deri në përfundim të sezonit të rregullt, LeBron James me Lakers rrezikon të mos hyjë në play-off

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Sezoni i rregullt në Ligën më të fortë në botë për Basketboll, NBA, është pothuajse në fund, me 10 ndeshje të mbetura për shumicën e skuadrave, me disa të cilat kanë nga 11 ndeshje.

Tetë skuadrat më të mira nga Perëndimi dhe tetë më të mirat nga Lindja, sigurojnë një biletë për në play-off, të cilat garojnë për titullin kampion.

Oklahoma City Thunder në krye me Shai Gilgeous-Alexander janë befasia e këndshme e këtij sezoni, pasi janë në garë për vendin e parë në sezonin e rregullt, duke i bërë konkurrencë të fortë Denver Nuggetsit.

Shai Gilgeous-Alexander: Most Improved Player Or Most Valuable Player?

Ndërsa një emër i madh mund të mbetet jashtë. LeBron James me Los Angelos Lakers janë duke kaluar një sezon të vështirë, pasi gjenden në vendin e nëntë në renditje, ku pritet të luajnë në Play-In.

Siç dihet me formatin e ri, gjashtë skuadrat e para nga dy konferencat marrin biletën direkte për në play-off, ndërsa pozitat 7, 8, 9 dhe 10 luajnë për dy vende të tjera.

Lakers Rumors: LeBron was upset with Bucks for protesting without plan - Silver Screen and Roll

Siç qëndrojnë punët deri më tani kur kanë mbetur edhe pak lojë deri në përfundim, nga Konferencën Lindore në play-off do të jenë Boston Celtics, Milwaukee Bucks, Cleveland Cavaliers, New York Knicks, Orlando Magic dhe Indiana Pacers, ndërsa Miami Heat, Philadelphia 76ers, Chicago Bulls dhe Atlanta Hawks do të luajnë për dy vendet e fundit, por normalisht kjo nuk është definitive, pasi pozitat mund të ndryshojnë deri në fund të sezonit.

Në Konferencën Perëndimore, në vendin e parë është Denver Nuggets, e ndjekur nga Oklahoma City Thunder, Minnesota Timberwolves, Los Angeles Clippers, New Orleans Pelicans dhe Dallas Mavericks, ndërsa në katër pozitat që dërgojnë në play-in janë Sacramento Kings, Phoenix Suns, Los Angeles Lakers dhe Golden State Warriors.

Sezoni i rregullt mbaron më 14 prill, për t’i lënë rrugë play-in që zhvillohet nga 16 deri më 19 prill, ndërsa Play-Off fillon më 20 prill.

Lajme të ngjashme