Zogaj i reagon Molliqajt: I papranueshem dhe i krahasimi i serbeve te Kosoves sot me shqiptaret e viteve 90-ta - NACIONALE

Zogaj i reagon Molliqajt: I papranueshem dhe i krahasimi i serbeve te Kosoves sot me shqiptaret e viteve 90-ta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Petrit Zogaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të PSD-së i cili tha se serbët në veri ngapak po trajtohen sikurse shqiptarët nga Kosovë gjatë regjimit të Millosheviçit.

Zogaj mendon se Molliqaj duhet të tërhiqet nga ky krahasim.

“Është totalisht i papranueshëm dhe i paqëndrueshëm krahasimi i serbëve të Kosovës sot me shqiptarët e viteve 90-ta. Nuk qëndron në asnjë aspekt. Serbët sot, në Kosovë gëzojnë të gjithë të drejtat e përfaqësimit në institucionet e Kosovës”, ka shkruar Zogaj.

Sipas Zogajt, Kurti mund të kritikohet në shumë gjëra, por jo duke bë këso krahasaimesh.

Kanë shumicë bllokuese sa i takon të drejtave të këtij komuniteti dhe janë absolutisht të lire të jetone, shkollohen e zhvilliohen në vend. Kurti mund të kritikohen në shumë drejtime, por jo duke u bë këso krahasime totalisht të paqëndrueshme”, ka përfunduar Zogaj.

Lajme të ngjashme