Vizita e hetuesve të Policisë në "Reload", reagon kompania: Hetimet lidhen me persona të caktuar – jo me kompaninë - NACIONALE

Vizita e hetuesve të Policisë në "Reload", reagon kompania: Hetimet lidhen me persona të caktuar – jo me kompaninë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Kompania "Reload SH.P.K." ka reaguar zyrtarisht pas aksionit të zhvilluar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës në ambientet e saj.

Përmes një deklarate për media, kompania ka konfirmuar vizitën e hetuesve policorë, duke sqaruar natyrën e këtij operacioni. Sipas njoftimit, hetimet nuk kanë të bëjnë me funksionimin e kompanisë si subjekt juridik, por lidhen me dyshime ndaj personave të caktuar.

“Kompania Reload SH.P.K. konfirmon se gjatë ditës është realizuar një vizitë nga hetuesit e Policisë së Kosovës, e cila ka pasur për qëllim trajtimin e dyshimeve që lidhen me persona të caktuar, dhe jo me aktivitetin apo funksionimin e kompanisë si subjekt juridik, në kuadër të një rasti që është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë”, thuhet në reagim.

Në reagimin e saj, "Reload" është distancuar kategorikisht nga çdo veprim i individëve apo grupeve që mund të jenë objekt i këtyre hetimeve. Kompania thekson se veprimet e tilla nuk përfaqësojnë qëndrimet zyrtare apo vendimet e biznesit.

Përfaqësuesit e kompanisë kanë bërë të ditur se u kanë ofruar organeve të rendit qasje të plotë në të gjitha informacionet dhe dokumentacionin e kërkuar.

“Në këtë kontekst, kompania jonë ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë qasje të plotë në të gjitha informacionet dhe dokumentacionin e kërkuar, duke garantuar bashkëpunim të plotë dhe transparent me institucionet kompetente, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave dhe sqarimit të çdo dyshimi të mundshëm.

Me këtë deklaratë, Reload SH.P.K. distancohet qartë nga çdo veprim individual apo i grupeve të caktuara, të cilat mund të jenë objekt i dyshimeve apo hetimeve dhe të cilat nuk përbëjnë veprime zyrtare, vendime apo qëndrime të kompanisë.

Kompania rithekson gatishmërinë e saj për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet shtetërore, në çdo formë dhe në çdo fazë të procedurave, ashtu siç kërkohet nga ligji.

Reload SH.P.K. mbetet e përkushtuar që të gjitha aktivitetet e saj të zhvillohen në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, duke respektuar standardet më të larta të integritetit, ligjshmërisë dhe transparencës,” përfundon reagimi.

Artikull i sponzorizuar.

Lajme të ngjashme