Universiteti i Prishtë: Deklaratat tjera skandaloze nga profesorë të UP-së që bënë bujë - NACIONALE

Universiteti i Prishtë: Deklaratat tjera skandaloze nga profesorë të UP-së që bënë bujë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Milazim Krasniqi, dje ka bërë një deklaratë që po cilësohet gjerësisht si skandaloze. Ai kërkoi rikthimin e shqiptarëve nga Mali i Zi që janë në pozita udhëheqëse në Kosovë në vendin e tyre. Kjo deklaratë që nxit urrejtje dhe mosdurim, më pas u tërhoq nga profesori universitar, por një gjë na mbetet në mbetje: pse profesorët e Universitetit të Prishtinës janë aq skandalozë në deklarata?

“Në fillim u mbrojta, duke u thënë se e kam të njohur të vjetër e po pres zhvillimet. Ama tash e kam një ide më të mirë: në paketë me qata 8000 hektarë tokë që thonë se i janë falë Malit të Zi, ka qenë mirë me ia pasë kthyer edhe kuadrot shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, që nga qeveria, Akademia e diplomacia”, ishte deklarata e bërë nga profesori Krasniqi, që njihet edhe si një ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Por, numri i deklaratave të dhëna që mund të marrin cilësorin “skandaloze” nga profesorët e Universitetit të Prishtinës është i madh dhe nuk ndalet vetëm te Krasniqi.

A R D I A N K A S T RA T I

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe profesori i UP-së, kishte përshkruar në mënyrë seksiste e të shëmtuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, me anë të një statusi në Facebook në prillin e vitit 2021.

“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish-zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: “…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit””.

Kjo deklaratë fyese në baza seksiste dhe provinciale kishte provokuar reagim të gjerë shoqëror dhe kundër Kastratit ishte protestuar edhe në Universitetin e Prishtinës nga studentë të ndryshëm që kërkonin përjashtimin e tij.

FADIL MALOKU

Në një emision televiziv, Fadil Maloku ishte lëshuar në deklarata krejtësisht të pavërteta dhe seksiste.

“Mashkulli, për nga natyra, femnën ka qef me posedu [15:20 nga videoja e mëposhtme]. Edhe femna, unë besoj, me psikologji, edhe femna është e krijume në atë mënyrë që e pëlqen posedimin… natyra e femnës është butësia, domethënë, është ma e ndjeshme”, ishte shprehur ai.

Përkundër seksizmit të qartë në këtë deklaratë, Maloku kishte shpëtuar pa therrë në këmbë dhe i vazhdon deklaratat problematike publike përditë në profilin e tij në Facebook.

T E U T Ë KRASNIQI – PUSTINA

Ish-prorektorja e Universitetit të Prishtinës si pa të keq kishte zbuluar përbrendësimin abnormal të seksizmit madje edhe te organet vendim-marrëse.

Prorektorja në fjalë, për më tepër, ishte edhe anëtare e Agjencisë për Barazi Gjinore, por ja se çka deklaratonte:

“Një porosi thotë për gjininë femërore, studentëve, stafit akademik, stafit administrativ u apeloj që mos të provokojnë, mos të vishen në mënyrë provokative, sepse ky është një efekt psikologjik, sepse ky është një efekt psikologjik i cili mund të ndikojë shumë negativisht në rrethin në të cilën një student i caktuar kryen ushtrimet, ligjëratat. Prandaj i apeloj vajzat e reja që janë një pjesë e një institucioni shumë serioz, në të cilin kryhen ligjërata nga profesorë dhe asistentë, për këtë duhet të respektojnë kodin e veshjes.”

Pas kësaj deklarate kishte pasur protesta nga studentët kundër gjuhës seksiste të zonjës në fjalë dhe ajo ishte shkarkuar nga pozita që mbante.

Në këtë tekst janë vetëm katër deklarata me karakter fyes nga profesorët universitarë që shkaktuan bujë pak më të madhe publike, por në fakt numri i tyre është dukshëm më i madh nëse nuk do të merrnim parasysh reagimin qytetar që në shumë raste është mungues.

Lajme të ngjashme