Të zhdukurit në Kosovë dhe Irlandë Veriore: Çfarë zgjidhjeje humanitare? - NACIONALE

Të zhdukurit në Kosovë dhe Irlandë Veriore: Çfarë zgjidhjeje humanitare?

2 javë më parë

nga NACIONALE

Ishte viti 1998, kur e pa për herë të fundit djalin e tij, Reshatin. Më 30 gusht, në orën 01:00 të mengjesit, Reshati u largua nga shtëpia, me padurimin për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Edhe pse u nis në një rrugë pa sigurinë se do të mbijetonte, Bajram Qerkini nuk i dha lamtumirën djalit të tij. Duke kujtuar momentet e fundit me të, në kohën që sapo kishin nisur zyrtarisht luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Serbe, Qerkini shpjegon:

“Ai nuk dëshironte të thoshte lamtumirë. I thashë që tashmë je një burrë i rritur – nëse dëshuron t’i bashkohesh UÇK-së bëje, ose bëj çkado që dëshiron”.

Në natën e njëjtë që djali i Qerkinit u largua nga shtëpia, 8 persona u zhdukën, dhe kurrë më nuk dihet asgjë për ta. Për 26 vjet, mërzia dhe pikëllimi kanë rënduar mbi Qerkinin, që është bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Burimore për Personat e Pagjetur.

Qerkini thotë se ende pret që djali i tij të kthehet i gjallë:

“Ne jemi prindër – vetëm një prind mund ta kuptojë këtë lloj dhimbjeje. Në zemrën time, jam me të kudo. Ai u largua nga shtëpia i gjallë, dhe unë pres që të kthehet i gjallë. Faji është jetim, por përgjegjësinë kryesore e ka politika. Ata kurrë nuk kanë bërë sa duhet”.

Si një person në moshë, dëshira e vetme e Qerkinit është që të pranojë ndonjë informatë për djalin e tij.

Ky artikull është pjesë e serisë në bashkëautorësi nga Kosova e Irlanda Veriore të gazetarëve që ishin pjesë e projektit për gazetarinë e paqes, inicuar dhe organizuar nga Asociaiconi i Gazetarëve të Kosovës, në partneritet me Shared Future News, dhe financimin e Ambasadës Britanike në Prishtinë. Faktet e prezantuara dhe pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe janë të pavarura nga secili donacion.

Artikullin e plotë, mund ta lexoni KËTU

Lajme të ngjashme