Pse kjo shenjë në Prishtinë po konsiderohet kaq kontraverse? - NACIONALE

Pse kjo shenjë në Prishtinë po konsiderohet kaq kontraverse?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një shenjë e çuditshme ka zënë vend në rrugën e cila është shndërruar në një për çasje të kufizuar, “Xhorxh Bush” në qendër të Prishtinës.

Në foton e cila ka nxitur shumë reagime në internet, shihet e vendosur me bojë të bardhë figura e një gruaje duke e mbajtur për dore një fëmijë, teksa aludohet se është rrugë për këmbësorë.

Patriarkalizmi i portretizuar në formën më të mirë të mundshme. Gratë kujdesen për fëmijët, e burrat kontribojnë aq sa munden se kanë punë tjera.

Një mendësi e tillë mishërohet edhe me veprime të tilla institucionale.

E kjo ka nxitur pakënaqësi në internet, me Eurisa Rukovcin e gazetës “Grazeta”, që ka shkruar në një status:

Sheshi i nanave me beba, sepse vetem nanat kujdesen per beba.”

Për veprimin seksist të Komunës së Prishtinës, me në krye Përparim Ramën, ka reaguar edhe gazetari Vullnet Krasniqi, po ashtu përmes një statusi në Facebook:

NDALOHET ECJA E BURRAVE ME FEMIJE NE KETE PJESE / 500 euro denimi me bo me ju pa Perparim Rama me femije per dore, veç grate kane drejte... nejse edhe taksistat me busa urban.”

Nacionale ka kontaktuar me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj, të cilin e kemi pyetur si e komenton veprimin dhe reagimet në internet, po ashtu edhe nëse ka mundur të jetë edhe një burrë duke mbajtur për dore fëmiun si në foto.

“Ka mundur të jetë,” është përgjigja e vetme që kemi marrë.

Ndërkohë, faqja “Vrojtuesit e lagjes”, e cila ka mbi 68 mijë ndjekës në Facebook, ka ripbulikuar postimin e Rukovcit, e ku mbi 35 komentues kanë dhënë qëndrimet e tyre rreth veprimit.

Përndryshe, si pjesë e projektit për unazën e qytetit, rruga “Xhorxh Bush” është bllokuar për vetura, ndërsa përmes saj mund të kalojnë vetëm autobusët dhe taksit, po ashtu edhe veturat civile që futen apo dalin nga parkingu nëntokësor.

Lajme të ngjashme