Reporteri: Vrasja në Ferizaj, Prindon Sadriu ka kërkuar mbrojtje të afërt nga Policia
Gazeta Online Reporteri ka raportuar sot se bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, ka kërkuar mbrojtje të afërt.
Kjo ndërlidhur me vrasjen në Ferizaj, ku viktima ishte xhaxhai i Sadriut.
Nacionale kishte raportuar se dyshimet e para ndërlidhen me hakmarrje, pasi motra e dorasit, dyshohet të jetë dhunuar nga Sadri Sadriu.
Raportimi i Nacionales bëri që të ketë edhe reagim të ashpër nga presidentja e Kosovës, e cila ka qenë pjesëmarrëse në një grup ku familja e viktimave kishte raportuar për këtë ndodhi.
Pas publikimit të artikullit, Presidenca e ka mohuar këtë raportim, teksa ka theksuar se vlerësimet e sigurisë i bëjnë institucionet.
“Zotëria i Parë nuk ka kërkuar mbrojtje të afërt. Mbrojtja e afërt i ofrohet familjes së Presidentes në përputhje me ligj dhe me vlerësimet e rrezikshmërisë"