Rasti i rëndë në Lipjan: Vëllai i gruas që u sulmua me sëpatë nga ish-burri, tregon si ndodhi ngjarja
Në oborrin e shtëpise dyshohet që K.E, sulmoi ish -gruan e tij në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit mëngjesin e së hënës.
Ani pse gruaja e kishte një urdhër mbrojtje që e ndalonte të dyshuarin t’i afrohej viktimës, ai arriti të depërtonte tek shtëpia ku ish-gruaja e tij jetonte.
Aty, me një sëpatë, dyshohet që iu vërsul viktimës S.A.
E më të keqen e ndalën fiqnjët, të cilët intervenuan në dhënien e ndihmës së parë.
Se si nisi e gjithë ngjarja ku mbeti e plagosur S.A, tregoi për Tëvë1, vëllau i viktimës në kushte anonimiteti.
Ai tha se ish-bashkëshorti i motrës së tij në mbrëmjen e së dielës, ishte tek dyert e oborrit të viktimës S.A. Andaj në orët e para të së hënës kishin kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës.
“Në mëngjes, nga gjysmë në tetë, e pashë në Gadime dhe e raportova policinë që ai është këndej. Ata thanë: “Nuk kemi asnjë njësit të lirë për me ardh në Gadime, po hajde raporto rastin.”Dej shkova unë atje e raportova rastin, i thashë: “Thirrni, kontaktoni, se ai po sillet.” Njëri polic tha: “Ne nuk mundem me ndal se nuk e ka ndalu me ardh këtu, po e ka afërsinë 100 metra sa është me ligj.” Edhe unë, tu ardh se mu me vyke edhe një dëshmi se ai ish kon natën te dyert dhe e kish bo një foto, ja kish qu vellaut, po vëllau nuk ish këtu, ish në punë. Ata më thanë duhet me marr telefonin e vëllaut, me nxjerr foton dhe me dit prej cilit numër ka ardh, sakt, ku ne, sa ora u regjistru. Une tu dasht me shku te vëllau, veç kur më ka thirr motra ka qenë 08:40, qashtu diçka, se e ka sulmu. P”, ka thënë vëllau i viktimës