Ramabaja ia huq: flet për algoritmin e Facebook-ut, harron ta shpërndajë fjalimin që e përmendi
Sadri Ramabaja është një nga figurat që shpesh ngjall debat për shkak të qëndrimeve të tij.
Si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, z.Ramabaja jo rrallëherë shkruan e shpërndan statuse në profilin e tij në Facebook.
E një gjë tillë tentoi ta bënte edhe një ditë më parë. Madje, nxitja e Ramabajës për të shkruar ishte një promovim i librit të profesorit nga Shqipëria, Enis Sulstarovës. E dëshirën për të shpërndarë një fjalim të mëhershëm, Ramabaja e mori nga “algoritmi i fb”, i cili ia rikujtoi fjalimin e vitit 2014.
“Meqë algoritmi i fb ma rikujtoi këtë shënim timin të 25 tetorit 2014, pikërisht sot, kur në Fakultetin Filozofik, konkretisht në Departamentin e Sociologjisë, u bë promovimi i librit të mikut e kolegut tim Enis Sulstarova "Nacionalizmi", jo pa shkas, po e rishpërndaj këtë shkrim timin.”, shkroi z.Ramabaja.
Por, ai harroi ta shpërndante fjalimin, duke mos ia bashkangjitur statusit edhe fjalimin e para 8 viteve.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk u kuptua as nga ndjekësit e Ramabajës, të cilët nuk janë të shumtë dorë në zemër (veç 2,781 në momentin e shkrimit të këtij teksti).
Përkundër që harroi ta shpërndante fjalimin, Ramabaja mori lëvdata. Dy komentues i shprehën respekte figurës së z.Ramabajës, ani pse ia huqi kësaj radhe anëtari i LVV-së e aktivisti.
