Nga sot, në Prishtinë ndalohet çarkullimi i automjeteve në rrugët përreth shkollave - NACIONALE

Nga sot, në Prishtinë ndalohet çarkullimi i automjeteve në rrugët përreth shkollave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës njoftoi se pas disa muajsh punë, analizë, matje e projektim, për një rrugë më të sigurtë për fëmijët rreth shkollave, nga sot, me datë 16 mars 2023, do fillojnë punimet për mbylljen e këtyre rrugëve.
Kjo mbyllje do të bëhet me anë të projektit ‘’Rrugët për fëmijë’’, për një mjedis më të sigurtë.

‘’Pas disa muajsh analizë, matje, projektim, planifikim e takime me qytetarë, ju njoftojmë se punimet do të fillojnë të enjten, me datë 16 mars 2023, duke nisur me hapësirat përreth Sh.F.M.U “Elena Gjika”’’- thuhet në një njoftim në rrjetin social Facebook.

Përveç kësaj hapësire të cekur, edhe shumë rrugë të tjera ku ka shkolla, do të mbyllen përherë për çarkullimin e automjeteve.

''Nga kjo ditë, rruga që prej Bulevardit “Zejnel Saliu”, nga udhëkryqi i rrugës “Emin Duraku”, deri te kryqëzimi me rr. “Ernest Koliqi”, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike''- njofton Komuna e Prishtinws.

Në këto rrugë do të lejohet vetëm kalimi i veturave të: emergjencës, zjarrfikësve, policisë, dhe veturave zyrtare e ato të parapara me ligj- në raste emergjente.

‘’Sigurisht, me përjashtim të veturave të emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturave zyrtare dhe ato të parapara me ligj – për të cilat do të ketë pistona lëvizës që mundësojnë qarkullimin në raste emergjente’’- thuhet në këtë njoftim.

Lajme të ngjashme