Ne jemi këtu për të mposhtur kancerin e prostatës
Kanceri i prostatës është lloji më i diagnostikuar ndër tumoret e sistemit urologjik. Është kanceri më i zakonshëm i organeve te meshkujt dhe është shkaku më i zakonshëm i vdekjeve nga kanceri te burrat, veçanërisht pas moshës 50 vjeç. Departamenti i Urologjisë pranë Acıbadem është i përkushtuar për të ofruar trajtimin urologjik me cilësinë më të lartë dhe ka ekspertizë të njohur ndërkombëtarisht në këtë fushë. Pavarësisht fazës së kancerit tuaj, Acıbadem ofron një ekip me përvojë të gjerë dhe teknologji të përparuara diagnostikuese dhe kirurgjikale, pikërisht siç nevojitet për mposhtjen e kancerit. Përveç kësaj, ekipi ynë krijon plane trajtimi të personalizuara për secilin pacient.
Diagnostikimi i hershëm i kancerit të prostatës shpëton jetë
Simptomat e kancerit të prostatës zakonisht shfaqen në fazat e mëvonshme të sëmundjes. Diagnostikimi i hershëm kërkon testimin PSA dhe ekzaminimin urologjik rutinë. Prandaj, për pacientët 50 vjeç e lart rekomandohet shumë që çdo vit të kryhet një ekzaminim urologjik rutinë. Nëse rezultati i PSA-së së pacientit është më i lartë se zakonisht, atëherë diagnoza e saktë mund të arrihet përmes biopsive të prostatës të udhëhequra nga ekografia ose MRI-ja ose biopsive të synuara të prostatës. Është teknologjia më e fundit për diagnostikimin e kancerit të prostatës.
Profesorë të respektuar të uro-onkologjisë nga Grupi për Kujdesin Shëndetësor Acıbadem deklarojnë se kanceri i prostatës është një sëmundje shumë heterogjene; sëmundja e çdo pacienti është e ndryshme, kështu që ne duhet ta përshtatim trajtimin individualisht. Kur e zbulojmë sëmundjen në fazat e hershme, ajo është e shërueshme dhe pacienti mund të shërohet nga sëmundja në fund të trajtimit.
Roli jetësor që luajnë bordet e tumoreve në kujdesin ndaj kancerit
Acıbadem ka borde të ndryshme tumoresh për kancerin urologjik, kancerin e trurit, kancerin gjinekologjik, kancerin gastrointestinal e kështu me radhë. Bordi i tumoreve konsiston në një ekip i përbërë nga shumë specialitete që mblidhet në takime të rregullta të bordit të tumoreve, për të vlerësuar disa faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë në gjendjen e pacientit. Pastaj ata vendosin për mënyrën më të mirë të mundshme për trajtim. Bordi i tumoreve uro-onkologjike pranë Acıbadem përfshin mjekë urolog, onkolog, specialist të radioterapisë, radiolog, specialistë të mjekësisë nukleare dhe patologë të specializuar për kancerin urologjik.
Trajtimi i kancerit të prostatës
Procedura kirurgjikale për kancerin e prostatës quhet prostatektomi radikale. Ajo përfshin kryerjen e një prerjeje kirurgjikale dhe heqjen e gjëndrës së prostatës. Për më shumë se 15 vjet, kirurgjia e kancerit të prostatës kryhet përgjithësisht me anë të Kirurgjisë Robotike. Në vitin 2006, urologë shumë të aftë të Acıbadem kanë realizuar kirurgjinë robotike të kancerit të prostatës (prostatektomi radikale robotike) për herë të parë jo vetëm në Turqi, por edhe në të gjithë Rajonin e Lindjes së Mesme.
Kirurgët tanë urologë me përvojë pohojnë se është e mundur të kesh një jetë normale pas heqjes së prostatës. Megjithatë, para operacionit duhet të diskutohen me pacientët dy efekte anësore specifike të lidhura me kirurgjinë e kancerit të prostatës. Njëra prej tyre është inkontinenca urinare, e cila është shkarja e pavullnetshme e urinës. Efekti i dytë anësor i mundshëm është mosfunksionimi erektil. Prandaj, ne përpiqemi të ruajmë nervat dhe enët e gjakut që furnizojnë indin erektil. Kirurgët tanë kanë trajnime profesionale dhe përdorin teknika jashtëzakonisht të rafinuara, duke përfshirë metoda për të ofruar shansin më të mirë për të ruajtur nervat dhe indet që kontrollojnë ereksionin dhe mbajtjen e urinës. Gjithashtu, kirurgjia robotike ka avantazhe në zvogëlimin e të dy efekteve anësore.
Acıbadem ofron një sërë opsionesh të ndryshme trajtimi për kancerin e prostatës. Disa prej tyre përfshijnë:
- Kirurgji
- Radioterapi
- Terapi Hormonale
- Kimioterapi
- Imunoterapi
- Terapi e Synuar
Acıbadem është një nga qendrat e pakta onkologjike urologjike në mbarë botën që ofron shërbim për rastet urologjike më komplekse. Nëse dëshironi të mësoni më shumë, ju ftojmë të flisni me Zyrat e Informacionit të Acıbadem.
*Artikull i sponsorizuar!