Ndodh edhe kjo: Gruaja del për iftar me kolegë, burri nuk e lejon të kthehet në shtëpi - NACIONALE

Ndodh edhe kjo: Gruaja del për iftar me kolegë, burri nuk e lejon të kthehet në shtëpi

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Atje një burrë është arrestuar, e më pas liruar nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet se nuk e kishte lejuar bashkëshorten të hynte në shtëpi. Dhe, qëllojani arsyen. Kjo vetëm pasi gruaja e tij kishte dalë për iftar me kolegë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Në total, brenda 24 orëve, janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Dy prej tyre në Pejë, e një në Gjilan.

Lajme të ngjashme