Kishin probleme më herët: I dyshuari e gjuan me armë nga vetura viktimën në Prizren - NACIONALE

Kishin probleme më herët: I dyshuari e gjuan me armë nga vetura viktimën në Prizren

1 javë më parë

nga NACIONALE

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në Prizren mbrëmjen e kaluar.

Rreth orës 22:40 një person ka raportuar se derisa po lëvizte me veturë, është gjuajtur me armë zjarri nga një person në veturën tjetër.

Viktima ka bërë të ditur se personi që e ka sulmuar, ka pasur probleme më herët.

Policia ka zhvillura disa hetime, mirëpo të dyshuarit nuk janë arrestuar.

Njoftimi:

Rr. Gani Saramati, Prizren. 30.03.2024-22:40.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, i është afruar një veturë tjetër e cila po ashtu ishte në lëvizje dhe nga e njëjta është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas viktimës, në veturën e dyshuar ishin, dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, ndërsa me njërin prej tyre me herët ka pasur një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin ,është njoftuar prokurori, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as te dyshuarit nuk janë takuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti nen hetime.

Lajme të ngjashme