Institucionet mikrofinanciare me fitim të madh: Qytetarët tregojnë pse marrin kredi aty - NACIONALE

Institucionet mikrofinanciare me fitim të madh: Qytetarët tregojnë pse marrin kredi aty

1 vit më parë

nga Blendrita Avdiu

Ne këtë kohë krize, teksa qytetarët po përballen me inflacion, sketori bankar e ai mikrofinanciar po vazhdon të korrin fitore. Vetëm deri në muajin shtator institucionet mikrofinanciare kanë arritur të kenë fitim të pastër prej 13.5 milionë euro.

Për një muaj IMF-të arritën të fitojnë 1.5 milionë euro, duke e quar fitimin në shtator në 13.5 milionë euro nga 12 milionë sa ishte në muajin gusht të këtij viti.

Qytetarët i treguan Nacionales se përkundër interesit të lartë, ata marrin kredi për arsye të ndryshe në këto institucione.

Fitimi…dhe qytetarët

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), me titull “Sistemi Financiar, Informata Mujore Shtator 2022”, thuhet se të hyrat e IMF-ve arritën në 41.5 milionë euro nga të cilat 37 milionë ishin të hyra nga interesi, ndonëse shpenzimet kapën vlerën e 28 milionë euro. 6.2 milionë euro ishin shpenzimet e interest dhe 16.4 milionë të tjera ishin shpenzimet e personelit dhe administrative.

Shuma e kredive e lëshuar për 9 muaj ishte 271.7 milionë euro ndonëse norma e interest të kredive ishte mjaftë e lartë prej 19.1 për qind.

175.9 milionë euro ishin lëshuar për kredi familjare, ndërsa 95.8 milionë për korporata jofinanciare.

Qendresa Shala, qytetare, i ka thënë për Nacionalen se është kredimarrëse në një prej Institucioneve Mikrofinanciare në Kosovë. Ajo ka thënë se arsyeja se pse ka marrë kredi në njërën prej IMF-ve në vend është për arsye personale ndonëse pohon se është në dijeni se norma e interesit ishte shumë e lartë.

Qytetarja Shala sqaroi se një nga arsyet se pse ajo mori kredi në këto institucione lidhet me mos kërkesën për kontratë të punës.

Kam marrë kredi në një prej Institucioneve Mikrofinanciare për arsye përsonale. Shuma nuk ka qenë edhe aq e lartë, mirëpo parat i kamë marrë brenda ditës. Norma e interesit ka qenë mjaftë e lartë mirëpo arsyeja se pse kam marrë kredi në IMF është për faktin se nuk kanë kërkuar shumë detaje sikur nëpër banka komerciale, dmth nuk më është dashur as kontrata e punës as asgjë tjetër përveՎ një garantuesi dhe një arsye se pse po i marrë ato të holla”, ka deklaruar ajo.

Në anën tjetër, edhe Liridona Foniqi, në një bisedë më Nacionalen ka thënë se ka marrë kredi në një nga Institucionet Mikrofinanciare në Kosovë, posaçërisht i një shume të madhe.

Ajo tha se arsyeja se pse ka marrë kredi, është për rinovim të banesës, ndonëse pohoi se ka qenë në dijeni se norma e interesit ka qenë më e lartë se ajo nëpër banka komerciale.

Kam marrë një shumë të madhe të kredisë për rinovim të banesës, e di që norma e interesit ka qenë tepër e lartë në krahasim me Bankat Komerciale, mirëpo për shkak se posedoj kredi edhe në Bankat Komerciale është dashur të marr në Mikrofinanca.Me kanë kërkuar kontratën e punës dhe gjendjen e llogarisë, si dhe një bashkëhuamarrës bashkë me 3 garantues”, është shprehur Foniqi.

Pse kredia?

Ekonomisti, Besnik Avdiaj në një bisedë për Nacionale tha se IMF-të janë alternativë e bankave për kredimarrje, kryesisht në vlera më të ulëta dhe kanë kritere më të leverdisshme për huamarrësit.

Stabiliteti makrofinanciar në vendin tonë, e bën sektorin financiar të jetë i qëndrueshëm dhe më i sigurt. Performanca në rritje e institucioneve financiare e mikrofinanciare në vitet dhe muajt e fundit, pasqyron edhe sigurinë në depozita dhe kredimarrje. Megjithatë, institucionet mikrofinanciare tolerojnë një normë më të lartë të riskut në dhënien e kredive, të cilën e kompenzojnë përmes normave më të larta të interesit”, ka thënë Avdiaj.

Tutje, Avdijaj vlerëson se inflacioni dhe shtrenjtimi i kostos së jetës i shtynë qytetarët të parapëlqejën kreditë.

Në të tilla rrethana, qytetarët dhe bizneset priren të shfrytëzojnë burime të ndryshme të financimit për të mbuluar deficitin e shkaktuar nga rritja e çmimeve. Ndër to është edhe marrja e huave nga institucionet relevante financiare në vend. Prandaj, si rezultat i rritjes së kredimarrjes, kemi parë një rritje të theksuar të fitimeve neto edhe të bankave edhe të IMF-ve në muajt e fundit”, ka thënë tutje ai.

Në krahasim me vitin e kaluar, fitimi i 30 institucioneve mikrofinanciare sa ka Kosovës është më i lartë.

Gazeta Nacionale ditë më pare ka raportuar edhe për fitimin e Bankave Komerciale në vend ku thuhej se fitimi neto i tyre kishte arritur në 107.7 milionë euro.

Kujtojmë që ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se Kosova ka fituar arbitrazhin ndaj Institucionit Mikrofinanciar “IUTE CREDIT”.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti në një konferencë për media të shtunën tha se Iute Credit nuk i sillte tregut atë që kishte premtuar.

Ndryshe, në bazë të mostrave të kredive që i kishte vlerësuar Banka Qendrore, pavarësisht se i kishin reduktuar normat, ‘Iute Credit’ e ‘Monego’ kanë mbajtur interes prej 80 deri në 236 për qind.

Lajme të ngjashme