Dyshohet se dhunoi një burrë, Policia e Kosovës arreston një person në Podujevë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë kosovar, nën dyshimet se ka dhunuar një burrë tjetër.
Në njoftimin për media, policia bën me dije se rasti ka ndodhur në Podujevë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNIM – Podujevë 12.06.2025-01:00. Më datë 13.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte dhunuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje” – thuhet në raport.