Dënimi me 24 vjet i dorasit, rrëfehen fëmijët e vëllai i Lirije Qerimajt që u vra nga burri
Në një kafene afër banesës së tyre të re, takohem me A.Q dhe P.Q., bijtë e Lirije Qerimaj, gruas që pësoi me vdekje nga dhuna e burrit të saj, i cili u dënu me 24 vite burg ditë më parë. Ka kohë që ata nuk kanë shkuar në Llaushë, vendin ku nëna e tyre u vra, pasi që kanë zgjedhur të jetojnë në Skënderaj.
Ata janë fjalë pak për jetën pas ngjarjes tragjike, duke zgjedhur të flasin më shumë për ditët e dhunës, që solli tragjedinë e vrasjës më 5 janar.
Rrëfimi i fëmijve e vëllait
Megjithatë, dy fëmijët e zonjës Lirije, zgjedhin të flasin kryesisht për ngjarjen e 1 janarit, kur nëna e tyre kishte lajmëruar rastin në Polici.
“Policia janë munduar që të bindin më orë të tëra që të mos e bëj të madhe këtë punë dhe që të mos hapin rast në polici, pasi që nuk ishte ndonjë aresye që ta mbanin më shumë, por babi refuzoi që të kthehej në shtëpi së bashku më gruan e tij, nënën time’’, tha P.Q., për gazetën Nacionale.
Gjersa flasin plot me emocione, ata rrallëherë më shikojnë në sy, duke zgjedhur kujdesshëm fjalitë.
Gazeta Nacionale, ka biseduar me djalin e Lirije Qerimajt, i cili ka qenë prezent në stacionin policor në Skënderaj, natën kur nëna e tij kushte vendosur që të raportonte dhunën të cilën është duke e përjetuar nga bashkëshorti i sajë.
Djali i madh i Lirijës, ka shoqëruar në stacionin policor të dy prindërit, ku ka qenë prezent gjatë terë marrjes në pyetje nga ana e Policisë.
Sipas tij, Policia në mënyrë të qetë janë munduar që të bisedojnë më babain e tij, dhe kanë tentuar që të shmangin telefonimit të Prokurores Kujdestare, për të mos ngritur kallxim pënal.
Por, sipas dëshmisë së tij, babai i tij ka vazhduar që të kërcënojë nënën e tyre, edhe në stacionin policor, e në prani të policëve.
“Ata u mundun që të mos thërrasin prokuroren, por babi nuk dëshironte që të kthehej në shtëpi. Pasi që policia biseduan në telefon më Prokuroren, ku i shpjeguan rastin në detaje, por prokurorja ju tha që duhet të i lironi të dyte që sonte të shkojnë në shtëpi”, tha djali i madh i Lirijës.
Ndërsa po qëndronin bashkë në stacionin policor në Skënderaj, babai i tyre, tash i dënuar me 24 vite burg, po vazhdonte kërcënimet.
“Edhe policët, kanë mbetur të habitur me atë se çfarë ka thënë prokurorja, nuk e kanë besuar që është duke kërkuar që të i lirojnë të dyte në të njëjtën kohë. Ai(Skender Qerimaj), qysh në fillim ka thënë që mos na ktheni së bashku në shtëpi se po rrezikoni një jetë, po bëni gabim që jeni duka na kthyer së bashku në shtëpi. Por nuk e di se çka ndodhi pse prokuroja e morri atë vendim’’, përfundoi rrëfimin e tij djali i Lirijës, i cili kishte qenë prezent natën e 1 janarit, kur Lirija kishte vendosur që të raportonte dhunuesin tash dorasin e saj.
Për këtë ngjarje, ka folur edhe vëllai i Lirijes, Shaban Shala, duke rrëfyer shumëçka për Nacionalen, duke theksuar se motra e tij ishte dhunuar vazhdimisht.
“Nuk u kanë e lirë, çdo moment t’u e sha, tu e rreh, kish pas tentu një natë me e fur me çarçaf, masanenaj tani fëmijët tu kallxu. Në një motmot (vit), edhe çika ka flejt më to, tu u tut motra me flejt vetë... Mjerim, mjerim, mjerim... qetash në ketë kohë, një qesi njeri nuk ekziston, i vetmi është ky.”, tha ai.
Vëllai i Lirijës u shpreh i pakënaqur me dënimin e Gjykatës së Mitrovicës.
“Nuk jam i knaqt me vendim të Gjykatës, se është i dëmtuar i vdekuri më ketë rast, se 22 vjet pse e ka vra, 6 muaj se e ka mbajtur armën pa leje, pse e ka rreh qashtu diçka, krejt 24 vjet, nuk po më dukët e arsyeshme nuk e kanë bo drejtesinë ata gjykatës. Mu dokë e tepërt se unë ma as nëpër at tokë të Llaushës(vendi i vrasjes), nuk mundëm më kalu ma.”, deklaroi Shala.
Rasti i Lirijes
Ndonëse, ndaj saj ishte ushtruar dhunë sistematike nga janari i vitit 2018, Lirje Qerimaj e raportoi dhunën e bashkëshortit më 1 janar 2021. Megjithatë, burri i saj ishte lënë i lirë, duke e vrarë Lirijen më 5 janar të po të njëjtit vit.
Vrasja e Lirije Qerimajt, kishte ngjallur reagime të shumta në tërë vendin.

Më datën 7 janar, ishte organizuar një protestë në Skënderaj, pranë stacionit policor, e ku ishte kërkuar shkarkimi i prokurores, Stojanka Ksaloviq.
Mirëpo, edhe pas pranimit të fajësisë nga ana e Ksaloviq, para Inspektoratit, asaj i ishte shqiptuar vetëm një vërejtje.
Ndërsa, më 29 korrik, para Prokurorisë së Shtetit, u protestua edhe njeherë, duke kërkuar shkarkimin e prokurores, mirëpo ende nuk është ndërrmarrë asnjë vendim nga ana e Prokurorisë.
“Ne nuk mund ta kthejmë në jetë Lirijen por mund ta ndalojmë përfundimisht keqtrajtimin e grave nga burrat, shoqëria e shteti. E ky zinxhir torturash e femicidesh, mund dhe duhet të këputet nga institucionet. Ndëshkimi i zyrtarëve/eve që dështojnë t'i mbrojnë gratë, deri në disiplinim mund të jetë fillimi. Largimi nga puna i prokurores Stojanka Kasaloviq nga Këshilli Prokurorial është një hap. Burgimi maksimal për Skënder Qerimajn është një hap tjetër. Që të ketë drejtësi për Lirijen, ndonëse të vonuar. Për të gjitha ne, siguri për ta gëzuar të drejtën për të jetuar, të lira nga çfarëdo dhune’’, thuhej në reagimin e Kolektivit Feminist.
Ndryshe, gjatë këtij viti, dhuna ndaj grave, posaçërisht dhuna seksuale, është shtuar dukshëm, duke kulmuar me rastin e dhunimit të 11-vjeçares, për të cilën tashmë janë arrestuar gjithsej 12 persona.



